Fitore minimale e Romës ndaj Udineses
13 prill 2019
| 20:10
Roma mundi në “Olimpico” Udinesen me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi boshnjaku Edin Dzeko në minutën e 67-të.
Tri pikët e marra sot e ccojnë skuadrën e Ranierit në vendin katërt të tabelës së Serie A.
Një barazim në “San Siro” midis Milanit dhe Romës do të ishte rezultati perfekt për verdhekuqtë, të cilët besojnë se mund t’ia arrijnë të sigurojnë një biletë për në Champions pavarësisht sezonit zhgënjyer që kanë zhvilluar deri më tani.