Fitore ndaj censurës: Gjykata Supreme rrëzon gjobën ndaj Koalicionit për Familjen!

05 shkurt 2025 | 12:24

Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Koalicionit për Familjen, duke rrëzuar vendimin e PZAP-së, i cili kishte shqiptuar një gjobë prej 7,000 eurosh për deklarata publike. Ky vendim konfirmon se shprehjet “Turp ju qoftë”, “Mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe vazhdimësisë së jetës, si dhe e ardhmja e fëmijëve nga degjenerimi dhe prishja”, si dhe “Anomali sociale dhe dukuri degjeneruese”, janë brenda kufijve të lirisë së shprehjes.

Kjo është një fitore e madhe për lirinë e shprehjes dhe një precedent i rëndësishëm për të drejtat themelore demokratike. Ankesa u pranua si e bazuar, e ligjshme dhe e drejtë, duke vulosur një standard të ri në mbrojtje të vlerave dhe të drejtës për të mbrojtur familjen!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Genta Ismajli, ka kujtuar kohën kur…