Fitore Pacolli dhe Abelard Tahiri përplasen në Kuvend: ‘Hajn nga liga e parë’, ‘200 mijë euro në shtëpi’
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka debatuar ashpër me deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin.
“Deputeti i cili vjen nga liga e parë e hajnisë e dinë shumë mirë që aty nuk ka korrupsion e hajni. Sepse ju jeni eksperti i hajnisë e korrupsionit në Kosovë. Prapa kamerave dhe me disa pseudo analist po e pranoni se aty nuk ka asgjë, por po thoni se duhet me iu mëshue. Pra keni vendos me na mëshue, por sa ma shumë që na mëshoni aq ma të fortë keni me na bo. Unë po du me të pyet ty, nëse mundesh me na tregu ku e pate lanë shurdhuesen e revoles? Apo, qysh i ke bo milionat kur nuk din emrin tënd me shkru deputeti që vjen nga liga e parë e hajnisë”, ka thënë Pacolli.
Pas kësaj, deputeti Tahiri i ka replikuar Pacollit.
“Shkurt e pati fjalimin, kisha pasur qejf me fol ma gjatë Fitorja. Fitorja duhet me fol vazhdimisht, këtë duhet me pa qytetarët e Kosovës në foltore. Fitoren duhet me pa qysh ia jep vëllait të vet 100 mijë euro si kryetare e komisionit për bujqësi që ka me mbikëqyrë ministrin edhe del e fuqishme para qytetarëve. Fitore 100 mijë vëllait, 100 mijë dajës – aq sa po dimë tash. Asnjëherë, kurrë – katër vjet jeni mundu secilin deputetë e ministër me këqyr, asnjëherë nuk na kanë akuzuar për vjedhje qysh akuzohesh ti Fitore. 200 mijë euro grante në familje, Fitore. O marre e madhe. Në këtë varfëri, në këtë ikje, Fitorja i çon 200 mijë euro në shpi”, ka thënë Tahiri.