Fitore Pacolli, diasporës: Kurti ju do më së shumti

11 nëntor 2024 | 08:59

“Kurti i do më së shumti”, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, referuar diasporës.

Kjo pas një deklarate diferencuese që mori vëmendjen në media, ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “patriotët e punëtorët më të mëdhenjë janë në diasporë”; e jo në Kosovë.

Pacolli raportimin e medias pa si sulm, ndonëse mediat e cituan fjalëpërfjalshëm.

Por, pa merak. Pacolli siguron diasporën se “Kurti i do më së shumti”.

“Rikthehen me taktika të përçarjes, përveçse të dezinformimit. E sulmojnë dhe e përçmojnë çdo ditë diasporën tonë, e tani bëhen kinse po e mbrojnë nga ai që i do më së shumti. E kur Albin Kurti e falënderon dhe e lartëson mërgatën tonë, që para se gjithash janë familjarë e miq tanë, e kthejnë në ofendim për bashkqytetarë tanë në Kosovë”, shkroi Pacolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa Donald Trump rikthehet si presidenti i 47-të i SHBA-së,…