Fitore Pacolli: Do ta reduktojmë numrin e veturave që vijnë nga qytetet tjera, do ta çlirojmë Prishtinën
02 shkurt 2025
| 13:52
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se kjo parti me një projekt të ri, synon ta ulë numrin e veturave që vijnë nga qytetet tjera në Prishtinë.
Kjo, sipas saj, për ta çliruar Prishtinën nga “ngulfatja e ajri i ndotur”.
“Tani këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën, edhe për kryeqytetin. Na në Prishtinë nuk kemi ajër të pastër, politikat që kanë me u zbatu e me u implementu, do të përfitojë më së shumti Prishtina. Shembull, projekti Anembanë Kosovës do të reduktojë numrin e veturave që vijnë nga qytetet e tjera për në Prishtinë, kështu do ta çlirojmë Prishtinën nga ngulfatja e ajri i ndotur”, thënë Pacolli.
Këto deklarata, Pacolli i bëri gjatë një tubimi të partisë në kryeqytet.