Fitore Pacolli: Ne e çkapëm shtetin
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se qeveria Kurti ka arritur ta largojë nga raportet ndërkombëtare shprehjen “kapje e shtetit”.
“Nga deputetët e opozitës që patën fjalime më herët, u konstatua se raporti i DASh-it për herë të parë e përdorë fjalën ‘korrupsion serioz në qeveri. Por, LDK-ja po harron se këtë e përmend për herë të parë në vitin 2020, kur ka qeveris LDK. Atëherë është vendosë fjala ‘korrupsion serioz’ dhe është përdorë në secilin raport ‘pandëshkueshmëria’. Dritoni po kërkon me ditë në cilën faqe, hyn të raporti edhe e ke korrupsion serioz. Kjo po tregon që LDK-ja edhe PDK-ja e kanë gjetur një shprehje edhe janë kapë për këtë shprehje”, ka thënë Pacolli.
Pacolli u ka thënë deputetëve të opozitës se do të ishte mirë t’i lexojnë dhe analizojnë raportet dhe pastaj të thërrasin seanca të Kuvendit.
“Kur t’i analizojmë raportet do të ishte mirë me gjetë një pikë reference krahasimi. Viti 2018 e pasqyron qysh keni qeveris ju dhe në vitin 2023 e pasqyron qysh qeverisim ne. Ju e keni detyru secilën organizatë ndërkombëtare me shkru që flitet për ‘kapjen e shtetit’”, ka thënë Pacolli.