Fitore Pacolli në Kroaci: Investimet në gaz nuk i konvenojnë Kosovës

28 prill 2022 | 15:40

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kroaci, bashkë me disa deputetë edhe nga Shqipëria.

Atje ata kanë takuar këshilltarin special të presidentit të Kroacisë për energji dhe klimë me të cilin kanë diskutuar për trasnzicionin nga qymyri në burime të ripërtritshme të energjisë.

Pacolli ka thënë se një gjë e tillë përputhet edhe me atë që e ka deklaruar ajo në Kuvend, se investimet në gaz nuk i konvenojnë Kosovës.

“Gjatë takimit me Këshilltarin Special të Presidentit të Kroacisë për Energji dhe Klimë u diskutua që tranzicioni drejtë energjisë së pastër përfshin edhe tranzicionin nga gazi në burime të ripërtërishme. Kjo përputhet me atë që e kam përsëritur disa herë në Kuvend se investimet në gaz nuk i konvenojnë Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të kalojë nga qymyri në energji të ripërtërishme dhe jo nga qymyri në gaz e më pas nga gazi në energji të ripërtritshme.

Pacolli ka thënë se kjo është rruga më e lirë dhe më e sigurt për Kosovën, meqë Kosova e ka qymyrin e vetë dhe se gazin do t’i duhej ta blinte.

“ Ne duhet të kalojmë nga qymyri në energji të ripërtërishme  dhe jo të kalojmë nga qymyri në gaz e pastaj prej gazit në energji të ripërtërishme. Kjo është rruga jonë më e sigurt më e shpejtë dhe më e lirë për Kosovën. Gazi është lëndë djegëse njësoj si qymyri. Dallimi është se qymyrin e kemi tonin pra pa pare ndërsa gazin do ta blejmë”, ka shkruar Pacolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak javë pas lajmit që bëri bujë në media se…