Fitore Pacolli viziton disa fermerë, nuk tregon nëse ata kanë përfituar grante nga 100 mijë euro si familjarët e saj

04 dhjetor 2024 | 21:47

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, nuk po iu ndahet fermerëve.

Ajo sot ka vizituar disa fermerë të komunës së Vitisë dhe Gjilanit, të cilët kanë fermë të lopëve dhe pulave.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka përmendur me emër se tek kush ka qenë.

Ajo nuk ka treguar nëse ata kanë përfituar grante nga Ministria e Bujqësisë sikurse vëllai dhe daja i saj, të cilët kanë përfituar nga 100 mijë euro grant.

“Sot, vizituam disa nga fermerët më të vyeshëm. Vizitën e filluam me fermerin Shpejtim Shabani nga fshati Skiftera, i cili ka 10 krerë lopë, 100 pula, kultivon grurë në 25 ha, 16 ha misër dhe 10 ha livadhe. Pastaj vazhduam në fshatin Zhegër, ku takuam fermerin Gazmend Demaj, i cili jeton në Zvicër por ka zgjedhur vendlindjen e tij për të investuar. Ai ka 20 krerë lopë. Vizitën e përmbyllëm në fshatin Kabash ku vizituam fermën Regata me pronar Avdullah Zenuni e cila ka 70 krerë lopë”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Vetëvendosjes, Faruk Mujka, me një krahasim jashtëzakonisht kontraverz,…