Fitore, pyete Kurtin ku e dërgon familjen për shërim e fëmijën për shkollim?
Pas reagimit të deputetit të AAK-së, Rasim Selmanaj, kundër deklaratës së deputetes së LV-së, Fitore Pacolli, e cila mbrëmë në një televizion ka thënë se Ramush Haradinaj, sa ka qenë kryeministër, e ka dërguar për shërim nënën e vet jashtë Kosovës, ka reaguar edhe deputeti tjetër i AAK-së, Gazmend Syla. Ky i fundit, në shkrim publikuar në “Facebook”, ka thënë se për Pacollin, Shqipëria është vend i huaj, se nëna e Haradinajt është shëruar në Shqipëri.
Shkrimi i tij:
Sipas deputetes Pacolli, Shqipëria qenka vend i huaj. Ajo na ishte shqetësuar me faktin se Nëna e dy Heronjve, ashtu si shumë të plagosur të UÇK-së dikur, ka pasur trajtim mjekësor atje. Shqipëria për LVV qenka diçka “jashtë vendit”. Fitore, pyete Kryeministrin tënd se ku jeton familja e tij dhe ku shkollohet fëmija i tij?