Fitore shumë e rëndësishme për Penzën
Penza ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Liga Unike Femrat. Skuadra pejane ka mundur Tiranën me rezultat 89:68 (23:14, 25:24, 18:13, 23:17) në javën e gjashtë të Liga Unike Femrat.
Shtatë minutat e parë të sfidës ishin të barabartë, dhe më pas u shkëputen vendaset që e fituan çerekun e parë 23:14. Pejanet vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 16 pikë, 35:19, megjithatë ngushtuan epërsinë, ku pjesa e parë përfundoi 48:38.
Vendaset ruajtën epërsinë dhe e ngritën në pjesën e dytë, duke fituar 89:68.
Te Penza u dalluan Jones Nocole me 23 pikë e nëntë kërcime, Peevy Lucia Elise me 26 pikë e 14 kërcime dhe Saranda Daci me 18 pikë e 13 kërcime, derisa te Tirana u dalluan Morina Bojka me 20 pikë e 11 kërcime, Enisa Qosja me 17 pikë e katër kërcime dhe Klea Verri me 19 pikë.
Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore e katër humbje.