Fitore Shyti, femra e vetme që sot i është bashkuar FSK-së
27 qershor 2024
| 11:04
Mbi 10 oficerë të rinj betohen sot në kuadër të Ushtrisë së Kosovës.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë janë mbledhur drejtues të institucioneve, familjarë e miq të shumtë për të parë nga afër diplomimin e ushtarëve të rinj.
Në mesin e 16 oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë herë është vetëm një femër.
Fitore Shyti është ushtarja më e re që i është bashkuar Ushtrisë së Kosovës.