Fitore të favoritëve në basketboll

10 tetor 2021 | 17:44

Xhiroja e parë e Superligës së Femrave ka kaluar në shenjë të favoritëve. Kampionia e Kosovës, Penza, ka shënuar fitore të pritur ndaj Trepçës në udhëtim me rezultat 53:88 (7:23, 16:17, 15:23, 15:25).

Vashat pejane dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Te Trepça u dalluan Alma Muzliukaj me 13 pikë e shtatë kërcime, kurse te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 15 pikë e 10 kërcime, Briana Williams me 26 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, Valbona Bytyqi me 15 pikë e 5 kërcime dhe Ermelinda Gjuka me 13 pikë e 8 kërcime. Fitore edhe më bindëse ka shënuar Prishtina, që ka mundur Kastriotin 70:20 (18:7, 23:6, 15:2, 14:5).

Përkundër se pushuan disa lojtare, skuadra prishtinase shënoi fitore të merituar, ku u dalluan Merisa Bilalli me 13 pikë e 12 kërcime dhe Dona Bytyqi me 17 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Kastrioti u dallua Anita Grainca me gjashtë pikë e 13 kërcime. Fitore shënoi edhe Bashkimi, që mundi Vëllaznimin në udhëtim 38:91 (5:19, 12:26, 12:24, 9:22). Te Bashkimi u dalluan Chervelle Cox me 23 pikë e 18 kërcime, Dea Qejku me 17 pikë e nëntë kërcime, Era Shatri me 12 pikë, 6 kërcime e 6 asistime dhe Besjana Martinaj me 10 pikë e 5 asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti të dielën është takuar me teologun Elvis…