Fitore të lehta nga Houstoni dhe Milwaukee, zhgënjen Oklahoma
Vijon faza çerekfinale e “play-off”-it në NBA, me Houston që korri një fitore të lehtë ndaj Utah Jazz me rezultatin 122-90. Ndeshje e dominuar nga ekipi teksan, që pati epërsi në fushë gjatë gjithë kohës. 7 lojtarë të Houston realizuan mbi 10 pikë, me të zakonshmin Harden që bëri diferencën, autor i 29 pikëve e 10 asistime.
Në Perëndim fiton edhe Portlandi, që mundi 104-99 Oklahomën, sfidë e dominuar nga vendasit, por në fund emocionet ishin të mëdha. Lillardi me 30 pikë e McCollum me 24 u dalluan për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e George dhe 24 të Westbrook.
Në Lindje, ekipi i Bostonit triumfoi 84-74 ndaj Indianan, një ndeshje ku skuadrat gabuan shumë në gjuajtje dhe ku mbrojtjet bënë një paraqitje të mirë. Fitorja e Celtics erdhi në periodën e fundit, ku vendasit u shkëputën dhe fituan falë Irving e Morris, me nga 20 pikë secili, raporton ‘telesport’.
Pa probleme triumfon Milwaukee, skuadra me rekordin më të mirë në sezonin e rregullt në NBA. Bucks fituan 121-86 ndaj Detroit, ndeshje në sens unik, pasi Milwaukee dominoi në çdo drejtim. Antetokounmpo realizoi 24 pikë e 17 rebound për vendasit, duke qenë lojtari më i mirë në fushë.
Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”
1-8 Milwaukee – Detroit 121-86 (1-0)
4-5 Boston – Indiana 84-74 (1-0)
3-6 Philadelphia – Brooklyn (0-1)
2-7 Toronto – Orlando (0-1)
Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”
1-8 Golden State – Clippers (1-0)
4-5 Houston – Utah Jazz 122-90 (1-0)
3-6 Portland – Oklahoma 104-99 (1-0)
2-7 Denver – San Antonio (0-1)