Fitore të thella të skuadrave vendase

29 shtator 2018 | 22:24

Të shtunën janë luajtur tri ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Skuadrat vendase ishin favorite dhe nuk lejuan befasi.

Kështu kampioni Shqiponja fitoi përballjen e qytetit të Gjakovës ndaj Vëllaznimit me rezultat 40:11. Pas pjesës së parë rezultati ishte23:6. Për Shqiponjën është fitorja e dytë. Kjo skuadër pritet që sërish të garoi për titull të kampionit të Kosovës. A. Goqi me nëntë gola ishte më efikasja te Shqiponja, derisa tetë gola i shënoi Sh. Mehmeti. Te Vëllaznimi më shumë se gjysmën e golave (6), i shënoi G. Kastrati.

Edhe Prishtina e Vushtrria i shënuan fitoret e dyta dhe poashtu i kanë nga katër pikë.
Prishtina fitoi ndaj Vjosës me rezultat 39:18, ndërsa pas pjesës së parë ishte në epërsi me 18:10. Q. Berisha shënoi 10 herë për Prishtinën, ndërsa tetë gola i realizoi F. Prelvukaj. B. Hoxha ishte më e dalluara te Vjosa me shtatë gola.

Përballjen tjetër lokale të xhiros së dytë mes Vushtrrisë dhe Samadrexhës e fitoi Vushtrria me rezultat 37:14. 17:8 ishte rezultati pas pjesës së parë.A. Kelmendi shënoi 11 gola për Vushtrrinë, ndërsa dhjetë gola i realizoi B. Rama. G. Basholli me katër gola ishte më efikasja te Samadrexha.

Të dielen luhet derbi i javës mes Kastriotit dhe Istogut, ndeshje kjo që nis në ora 17:00. Nga ora 15:30 përballen Drita e Jusuf Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbët në veri të Kosovës nuk do të lejojnë që…