![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/455985-4ENiV1q36t.jpg)
Fitorja 8-2 ndaj Messit, ishte argëtuese
Ylli i Bayern Munich, Leon Goretzka, ka thënë se ka qenë shumë argëtuese të mposhtësh Lionel Messin 8:2.
Bayern Munich ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pas një fitore të thellë prej 8:2 ndaj Barcelonës së Lionel Messit, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes, Goretzka është pyetur nëse ka qenë e hidhur ta sikletosësh një idhull të mundshëm të fëmijërisë së tij, siç është Lionel Messit, ai u përgjigj: “Jo nuk ka qenë, ishte vërtet argëtuese”.
Me Bayern Munich tani favorit për të fituar Ligën e Kampionëve, Goretzka ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, por insiston se duhet të fokusohen për të arritur qëllimin e fundit.
“Ne kemi shumë besim, por siç thamë më herët në zhveshtore, ne kemi bërë vetëm hapin e parë nga tre të mundshëm”.
Në gjysmëfinale, Bayern Munich takohet me fituesin e sfidës Manchester City – Lyon.