Fitorja e 19-të radhazi për mitrovicasit
21 mars 2024
| 21:51
Trepça ka vazhduar serinë pozitive në Prince Caffe Superligë, ku në xhiron e 26-të mundi Proton Cable Prizrenin me rezultat 97:73 (20:13, 31:24, 25:20, 21:16), në javën e 26-të.
Kjo ishte fitorja e 19-të radhazi për ‘Xehetarët’ në elitë, derisa kanë 24 fitore e dy humbje, kurse prizrenasit numërojnë shtatë fitore e 19 humbje.
Vendasit nga fillimi ishin më të mirë, në takimin që nuk ishte vendimtar për asnjërën skuadër, duke e bërë sfidën më të lehtë dhe pa presion, por mitrovicasit ishin më të vendosur për të vazhduar serinë pozitive dhe ia arritën qëllimit për të fituar 97:73.
Darnell Edge me 24 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime ishte më i miri te vendasit, kurse Ty Cockfield me 32 pikë, tri pikë e katër kërcime.