Fitorja e Bidenit përlot gazetarin e CNN-it (Video)

08 nëntor 2020 | 16:14

Menjëherë pasi rrjetet televizive njoftuan se Joe Biden kishte fituar Pensilvaninë, e për rrjedhojë, kishte siguruar votat e nevojshme për presidencën amerikane, analistët në ShBA shpërthyen në komente për këtë zhvillim, i cili ishte i pritshëm tashmë.

Por asnjë reagim nuk ishte aq emocional sa ai i gazetarit të CNN-it, Van Jones, i cili nuk i mbajti dot lotët ndërsa përpiqej të shpjegonte se çfarë nënkupton për vendin fitorja e kandidatit demokrat.

“Këtë mëngjes, ishte më e lehtë të ishe një prind. Ishte më e lehtë të jesh baba dhe t’ju thuash fëmijëve të tu se karakteri vlen. Se e vërteta vlen. Se të jesh një njeri i mirë, vlen. Dhe është më e lehtë për shumë njerëz. Nëse je një mysliman në këtë vend, nuk do të të duhet më të shqetësohesh se presidenti nuk do që të jesh këtu. Nëse je një emigrant, nuk duhet të shqetësohesh se presidenti do gëzohet kur të marrin fëmijët. Ky është lehtësim për shumë njerëz që kanë vuajtur”, ka thënë Jones.

https://youtu.be/9wZ9TmDTImo

Televizionet CNN, NBC, CBS, ABC, e media të tjera njoftuan se Joe Biden është fitues i zgjedhjeve presidenciale të shtunën në duelin e ashpër me presidentin aktual, Donald Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tirana ka pësuar humbjen e parë në javën e dytë…