Fitorja e CDU-së në Gjermani, Enver Hoxhaj uron miqtë e tij që u rizgjodhën në Bundestag

25 shkurt 2025 | 13:27

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka përgëzuar miqtë e tij gjermanë, Johann Wadephul, Gunther Krichbaum, Florian Hahn, Peter Beyer, Knut Abraham dhe Roderich Kiesewetter, për rizgjedhjen e tyre në Bundestag.

“Fitorja e këtyre deputetëve të CDU-së është një lajm i shkëlqyer për një Gjermani të fortë, një Europë më të bashkuar dhe për mbështetje të vazhdueshme ndaj integrimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Hoxhaj ka vlerësuar përkushtimin e këtyre deputetëve për vlerat demokratike, sigurinë dhe zhvillimin, duke theksuar se angazhimi i tyre për përmirësimin e kushteve në Evropë dhe në Ballkan është i palëkundur.

“Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ta dhe e di që përkushtimi i tyre është i pathyeshëm, sidomos në lidhje me mbështetjen e Kosovës dhe progresin e rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se fitorja e CDU-së është një moment i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë urim, Hoxhaj ka shprehur besimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të arritur integrimin e plotë në BE dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror…