Fitorja e Donald Trumpit, presidentit të 47-të SHBA-ve, është një fillim i ri për Amerikën

07 nëntor 2024 | 21:15

Shkruan: Fatoni Mehmetaj

Kandidati i republikanëve për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i mposhti të gjitha sfidat dhe pengesat që i dolën gjatë fushatës zgjedhore sepse populli i SHBA-ve ishte me të në zgjedhjet presidenciale i cili shënoi fitore vendimtare mes ndasive të thella në vend. Fitorja e Republikanit Donald Trump pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të tij dhe demokracisë së vërtetë. Ai me të drejt fitoi mbështetjen e votuesve me premtimet e mëdha për të përmirësuar ekonominë, bllokimin e fluksit të emigrantëve dhe thirrjes për ta bërë Amerikën përsëri madhështore. Kosova është aleati më i ngushtë dhe më besnik i SHBA-ve në rajon dhe në gjithë botë. Nën drejtimin e Donald Trump dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova do ti kaloj të gjitha sfidat. Rritjes së importit të armëve të Serbisë nga Rusia, dhe zgjërimit të marrëdhënieve të saj me Moskën, do tu ndërpritet hovi. Gjatë kësaj periudhe do të korigjohen padrejtësitë ndaj Kosovës që ndodhën nga paaftësia e byrokracive të Brukselit dhe faktorëve tjerë. Kosovës do ti kthehet shkëlqimi i dikurshëm. Administrata e presidentit Donald Trump do të vazhdojë mbështetjen diplomatike ndaj zgjidhjes së konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, si domosdorshmeri për të dyja palët në përputhje të plotë me ligjet dhe politikat e SHBA-së. Fitorja e Donald Trump Presidentit të 47-të SHBA-ve, është një fillim i ri për Amerikën, është fitore e aleancës së madh për Kosovën. Përgëzime presidentit Trump për fitoren e madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Daniel Serwer nga Universiteti ”Johns Hopkins”, ka shprehur shqetësimin…