Fitorja e Guineas kthehet në tragjedi, humbin jetën 6 persona
Ngjarja dramatike ndodhi pas ndeshjes së Kupës së Kombeve të Afrikës mes Guinesë dhe Gambias, të cilën e para e fitoi falë një goli të Camara.
Ishte suksesi i parë në këtë kompeticion për kombëtaren e drejtuar nga Diawara, ndaj ndezi gëzimin e tifozëve. Për fat të keq, lumturia u kthye në tragjedi, kur gjatë festimeve humbën jetën gjashtë persona për shkak të aksidenteve rrugore.
Guinea u mblodh menjëherë rreth familjeve të viktimave, duke nisur gjithashtu thirrje të shumta për të siguruar që tragjedi të ngjashme të mos ndodhin më kurrë.
Amadou Makadji, menaxher i medieve të Federatës së Futbollit të Guinesë, ka thënë: “E rëndësishme është që tifozët tanë dhe publiku të festojnë në mënyrë shumë të matur. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos e vënë veten në rrezik, sepse objektivi i futbollit është të sjellë gëzim dhe jo t’i fusë familjet në zi”.