Fitorja e Lëvizjes, e pashmangshme më 14 shkurt
07 janar 2021
| 12:20
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se më 14 shkurt, fitorja e madhe e LV-së dhe qeveria Kurti II janë të pashmangshme.
Ajo ka thënë se tashme qytetarët e kanë ndarë mendjen, raporton “Epoka e re”.
“Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosje! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e kanë dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.