Fitorja e LV-së ishte incident politik
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ka qenë “incident politik”.
Ai ka thënë se LDK-ja është parti në rritje dhe LV në rënie.
“LDK-ja është në pozicionin më të mirë të mundshëm, më e përgatitur se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sondazhet tona thonë se LDK-ja është parti në rritje dhe LV-ja që po bije. Fitorja e Vetëvendosjes ka qenë incident politik… Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës”, ka thënë Zogaj në Tëvë 1.
Ai ka thënë se Vetëvendosja e ka humbur mundësinë për të qeverisur mirë dhe se premtimet e dhëna dhe realiteti janë të ndryshme.
“Kosova edhe ekonomikisht, por edhe politikisht nuk ka qenë me keq për vite me radhë”, ka thënë ai.
Zogaj ka bërë me dije se ka kandiduar për të qenë pjesë e listës së LDK-së për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.