Fitorja e LV-së: Serbia e sotme nuk ndryshon nga e viteve ’90
27 shtator 2023
| 08:31
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka shtruar pyetjen se a duhet që Serbia ta ruajë statusin e saj për kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pas ngjarjeve të fundit në Kosovë.
Pacolli tha se ngjarjet e fundit janë sinjal që Serbia nuk ndryshon nga ajo që ishte në vitet ’90.
“A duhet Serbia ta ruajë statusin e saj kandidat pas ngjarjeve të fundit në Kosovë?
Organizimi i grupeve paraushtarake për të sulmuar dhe më pas përkujtimi i paraushtarakëve që humbën jetën në përleshjet me policinë është një sinjal i qartë se Serbia sot NUK ndryshon nga Serbia e viteve ’90”, ka shkruar ajo.