Fitorja e nëntë radhazi për Bashkimin
Bashkimi ka shënuar fitoren e nëntë në nëntë ndeshje të zhvilluara në Liga Unike Femrat, njëherësh skuadra e vetme pa humbje dhe do të fillojë “play-off”-in nga vendi i parë.
Prizrenaset kanë shënuar fitore ndaj Tiranës me shifrat 68:85 (25:23, 17:19, 12:22, 14:21).
Pas pjesës së parë të barabartë, mysafiret ishin më të mira në pjesën e dytë, për të vazhduar serinë pozitive në nëntë fitore, në po aq takime të zhvilluara, derisa Tirana ka katër fitore e pesë humbje.
Maggie Justinak kishte 17 pikë te vendaset, derisa Enisa Qosja shtoi 15 pikë, derisa te mysafiret më të mirat ishin Adrienne Godbold me 35 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, Aulona Muhadri me 28 pikë, nëntë kërcime e katër asistime dhe Arbnore Përquku me dhjetë pikë, tetë kërcime e 14 asistime.