Fitorja e parë e prishtinasve në Ligën ENBL

20 dhjetor 2022 | 21:22

Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e parë në Ligën ENBL. Kjo ishte fitorja e parë pas dy humbjeve në këtë garë. Bardhekaltrit si mysafirë kanë mundur Zielona Gora me rezultat 75:89 (22:16, 16:19, 20:23, 17:28).

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi prej nëntë pikësh 16:7, ndërsa çerekun e parë e fituan 22:16. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku prishtinasit në fund ngushtojnë shifrat në 38:35, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim. Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen, ndërsa kjo pjesë përfundoi me një treshe nga Dardan Berisha për 58:61.

Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, kryeqytetasit shkëlqyen dhe triumfuan 75:89. Berisha e mbylli ndeshjen me 28 pikë. Të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje. Ndeshjen e ardhshme Sigal Prishtina e zhvillon nesër (e mërkurë) nga ora 18:30 ndaj Polski Cukier Start Lublin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni paqeruajtës i KFOR-it, ka bërë të ditur për Kanal10…