
Fitorja e parë me Anderlechtin, Hasi: Ky është vetëm fillimi
Besnik Hasi arriti të sigurojë fitoren e parë në stolin e klubit belg, Anderlecht duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të thellë 5-0 kundër Gentit, një rezultat që ka entuziazmuar tifozët dhe ka dhënë menjëherë sinjale të forta për sezonin që pritet.
Nën drejtimin e Hasit, Anderlechtit tregoi një lojë të balancuar, të shpejtë dhe agresive në të gjitha repartet. Dominimi ishte i dukshëm që në minutat e para të takimit, ndërsa organizimi i saktë në fushë reflektuan qartë dorën e trajnerit të ri. Ajo që ra në sy ishte energjia dhe mentaliteti i lojtarëve, të cilët dukshëm ishin të motivuar për të bindur Hasin. Pas ndeshjes, trajneri shqiptar u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe theksoi se kjo ishte vetëm një hap i parë.
“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe mënyrën si luajtëm. Por ky është vetëm fillimi. Ka ende shumë punë përpara dhe duhet të jemi të përulur”, u shpreh Hasi.
Për Hasin, ky është një rikthim në një ambient të njohur, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Anderlechtit si lojtar dhe më pas si pjesë e stafit teknik. Tani, me peshën e trajnerit kryesor, ai synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm dhe fitues. Fitorja 5-0, e cila është e para për trajnerin, nuk është vetëm një rezultat, është një deklaratë.
Një mesazh se Hasi nuk është thjesht një trajner i ri në bankinën belge, por një lider i vendosur për të lënë gjurmë.