Fitorja e parë për kampionët

09 tetor 2022 | 22:17

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 81:70 (17:21, 29:18, 19:12, 16:19), në xhiron e pestë të elitës së basketbollit.

Çereku i parë ishte kryesisht e barabartë deri në fund, ku mysafirët ishin më të mirë dhe e fituan këtë pjesë 17:21. Por, më pas, kampionët treguan fuqinë, duke përmbysur rezultatin, për të kaluar në epërsi 42:32, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 46:39.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke thelluar epërsinë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 65:51. Në dhjetë minutat e fundit, vendasit menaxhuan lojën dhe epërsinë për të triumfuar 81:70.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi sot ka mbushur…