Fitorja e parë për Kastriotin

03 tetor 2024 | 11:11

Kastrioti e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në Shtime, Kastrioti fitoi ndeshjen e mbetur të xhiros së parë ndaj Vjosës. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të klubit ferizajas. Kastrioti fitoi me rezultat 40:29.

Skuadra mysafire nisi shkëputjen në pjesën e parë, ndërsa në të dytën epërsia shkoi deri në 12 gola. Deniz Terziqi i shënoi 12 gola për Kastriotin. Tetë i kishte Besnik Bytyqi. Pesë gola i shënoi Lulzim Shabani e katër Gentrit Brahimi.

Festim Mustafa i realizoi 10 gola për Vjosën. Nga pesë i kishin Sinisha Pavlov e Stefan Kocharov. Vjosa e pësoi humbjen e parë, pas dy fitoreve. Kastrioti ka një fitore e një humbje. Nuk e ka luajtur ende ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak se mbrojtja nuk e ka pranuar ankesën e…