Fitorja e PS-së në Kamëz, Vorë dhe Elbasan, Berisha thirrje KQZ-së: Auditoni aparaturat!
14 maj 2023
| 22:09
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me rezultatin e deritanishëm në tre bashkitë ku u votua elektronikisht, pra Kamëz, Vorë dhe Elbasan, ku sipas KQZ-së kryesojnë kandidatët e mazhorancës.
Ai i ka bërë thirrje KQZ-së që të auditojë aparaturat, ndërsa shtoi se me ligj rezultatet në këto bashki konsiderohen paraprake.
“Për këto rezultate ka pasur kundërshtime të plotë. KQZ të bëjë auditimin e aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta kur dyshohet në devijimin e rezultatit dhe si mund të trajtohet dyshimi për një rast të tillë PD-ja do të kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve. Ku dyshohet do të bëhet verifikimi”, ka thënë Berisha.