
Fitorja e shtatë për Shqiponjën
02 mars 2025
| 10:31
Shqiponja e Gjakovës e ka shënuar fitoren e shtatë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të shtunën, në kuadër të xhiros së 11-të, Shqiponja e mposhti Terezën me rezultatin bindës, 50:32. Ndeshja u zhvillua në Gjakovë.
Alma Nivokazi udhëhoqi skuadrën e Shqiponjës me 14 gola. 11 i shënoi Orgesa Gola.
Te Tereza, 11 gola i shënoi Kaltrina Paci, e gjashtë i kishte Melike Ipçi.
Shqiponja forcohet në vendin e tretë me 14 pikë. Tereza mbetet e parafundit me vetëm një pikë.
Të dielën janë ndeshjet Besa – Prishtina dhe Vushtrria – Ferizaj, kurse të martën është derbi Samadrexha – Istogu.