Fitorja e shtatë radhazi për Denverin, Clippersat mposhten nga Philadelphia
Fitorja e shtatë radhazi për Denverin, që mbron kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Ekipi i Nuggets mposhti me rezultat 122-113 Portlandin. Për miqtë, Lillard realizoi 44 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Denverin shkëlqeu Nikola Jokiq me një “triple double” (36 pikë, 12 rebound e 10 asistime).
Fitorja e dytë brenda 48 orësh në Los Anxhelos për ekipin e Philadelphias, që mposhti me rezultat 120-110 Clippersat. Joel Embiid sërish protagonist, autor i 41 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Kawhi Leonard për vendasit.
Nuk zhgënjen në fushën e saj skuadra e Milwaukee, që mundi me rezultat 130-122 Toronton, takim ku për vendasit u dallua Jrue Holiday me 37 pikë, mbështetur nga Allen me 25 pikë. Befason San Antonio, që mposhti me rezultat 106-98 Brooklyn, ndeshje ku Keldon Johnson realizoi 36 pikë, duke qenë lider për Spurs.
Rezultatet
Milwaukee – Toronto 130-122
San Antonio – Brooklyn 106-98
Denver – Portland 122-113
Clippers – Philadelphia 110-120