Fitorja e shtatë rresht për Rahovecin
14 nëntor 2024
| 12:12
Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, ka vazhduar me bilanc të qind për qindtë. Të mërkurën mbrëma në Shtime, Rahoveci e mposhti Vjosën me rezultat 38:21.
Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së gjashtë. Ndeshja ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të Rahovecit. Aloja Mali Luzha i realizoi tetë gola për Rahovecin. Nga shtatë i shënuan Jon Muqolli e Alban Haziri. Te Vjosa shumicën e golave, 13 i shënoi Festim Mustafa. Katër i kishte Erblin Qerimi.
Rahoveci ka shtatë fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me 14 pikë, dy më shumë se Besa Famgasi e Kastrioti. Vjosa është e shtata me katër pikë. E pësoi humbjen e gjashtë.