Fitorja e tetë rresht për ‘vreshtarët’

16 nëntor 2023 | 10:49

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Rahoveci fitoi ndaj Deçanit me rezultat të thellë, 43:28.

Ndeshja e luajtur në Deçan ishte e mbetur. I takoi xhiros së shtatë të Superligës.

Tani Rahoveci udhëheq në tabelë me 16 pikë nga tetë ndeshje. Deçani është i gjashti me katër pikë nga nëntë ndeshje.

Jeton Bislimi e Victor Alonso i shënuan nga tetë gola për Rahovecin. Arbër Neziri e Ardin Dobraj ishin më efikasët te Deçani me nga gjashtë gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Estonia ka filluar edhe një herë të shkatërrojë popullsinë e…