Fitorja e tretë radhazi për Kosovën U16
12 korrik 2024
| 12:17
Përfaqësuesja e Kosovës U16 meshkujt, ka triumfuar edhe ndaj San Marinos me rezultat të përgjithshëm 51:105 (8:25, 12:20, 23:24, 8:36).
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi kështu duke e mbyllur grupin si lider me tri fitore në tri ndeshje.
“Dardanët” edhe në këtë lojë treguan përkushtim maksimal gjë që u shpërblyen edhe me fitore. Që nga fillimi e deri në fund djemtë tanë kishin nën kontrollin e tyre ndeshjen, duke krijuar epërsi të konsiderueshme që nga periudha e parë.
Më të dalluarit tek Kosova ishin Yll Kastrati dhe Lis Binishi. Sot, Kosova U16 nuk do të ketë ndeshje, ndërsa të shtunën luan ndeshjen gjysmëfinale me Përfaqësuesen e renditur si e dyta në grupin A.