Fituesi i edicionit të parë i ‘Festivalit të Këngës’: Ma shumë janë gëzu familja, sesa unë

31 tetor 2023 | 18:27

Java në emisionin “Ora e Pasdites” nisi me fituesin e ‘Festivalit të këngës’ në RTK.

Arbër Salihu, ka shënuar histori, ngase artisti ka rrëmbyer çmimin e parë në ‘Festivalin e Këngës’, i cili është organizuar për herë të parë në vend.

Artisti, me të nisur bisedën thotë së është shumë i lumtur, por se familja e tij u gëzua më shumë për të, se sa ai vetë.

“Është shumë ndjenjë e mirë me t’u vlerësu puna, kanga, por, mbi të gjitha që Kosova mbërrin me bo një festival shtetëror. Unë nuk kam marr pjesë me këqyr me fitu vendin e parë, por veç kam pas qejf me dhënë kontributin tem që me mujt me bo një festival sa më të nalt profesionalisht”, u shpreh Sahliu.

Për aplikim në festivalin ku edhe doli fitues, thotë mori vesh nga maestro, Florent Boshnjaku, i cili është emëruar edhe drejtor artistik i festivalit në fjalë.

“Florent Boshnjaku m’ka shti me mendu për qit sen. Edhe kur e kam marr vesh që janë të involvum Florenti dhe Adi Krasta, sepse e dimë që ky i fundit është një prej themeluesve të festivalit në Shqipëri, dhe merret me këtë që nga 90-at kur na hala s’kemi ditë qa janë këto sene. Dhe kjo dyshe më ka bo me mendu që munden me bo diçka të mirë, të standardit të lartë”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.

Sahliu, tregoi edhe për këngën fituese.

“Nuk kisha kangë të përshtatshme, u dojke me bo njoh prej fillimit. Edhe e bon qit kangë, një version ma të ngadalshëm të kësaj kangë, nuk më pëlqejke. Kam apliku me qit kangë, nuk më pëlqeke, po mandej isha në dyshime a me shku a mos me shku, dhe realisht i kam shkru Florentit, i kam thonë që nuk po marr pjesë, se isha shumë i nxonun tu e përgatit albumin tem, po të nesërmen i rash pishman edhe thash ‘okay, let’s do It’”.

Artisti shpalosi edhe shumëçka tjetër, madje edhe një projekt të ri të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka mbi gjashtë prej kur ka marrë mandatin e kryetarit…