Fituesi i Nobelit në Mjekësi: Virusi doli nga laboratori ku po punonin për vaksinën e HIV

18 prill 2020 | 09:16

Për Luc Montagnier, Covid-19 doli nga një laborator në Ëuhan i cili po përpiqej të krijonte një vaksinë kundër HIV. Kjo është një hipotezë që mund të ringjallë edhe një herë debatin mbi origjinën e koronavirusit.

Fituesi i çmimit Nobel në mjekësi në vitin 2008, ka hedhur një hipotezë që sipas mediave franzeve mund të shkaktojë shumë zhurmë.

I pyetur se nga se mendonte se erdhi ky virus i panjohur ai tregoi:

‘Laboratori i Wuhan është i specializuar për trajtimin e koronaviruseve që nga vitit 2000. Ata kanë ekspertizën në këtë fushë. Brenda atij ambienti kanë ‘luajtur’ nxënësit e magjistratit. Kanë futur sekuencën e HIV në gjenomin e koronavirusit në përpjekje për të krijuar vaksinën e HIV. Prandaj koronavirusi i ri është një virus i dalë nga laboratori kinez’.

Ai thotë se pretendimin e tij e mbështet edhe një koleg i tij matematicien me emrin Claude Perrez.

Sipas fituesit të Nobelit në Mjekësi, një ekip studiuesish indianë ishin përpjekur për të botuar një studim të ngjashëm me idenë e tij që tregonte se gjenomi i plotë i koronavirusit kishte sekuesnca të një virusi tjetër, të HIV, pra virusit të AIDS-it.

‘Por studiuesit “u desh të tërhiqeshin”, tha ai. ‘Prandaj kjo puna e virusit të ardhur nga kafshët është një legjendë e bukur por e pamundur’, shton Montagnier.

Këto zbulime të profesorit forcojnë dyshimet që disa krerë shtetesh kanë shprehur kohët e fundit, duke filluar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Në një deklaratë të fundi Macron ka thënë: Disa gjëra kanë ndodhur atje që ne nuk i dimë!

Në të njëjtën kohë, zyrtarë amerikanë kanë njoftuar se po hetojnë nëse virusi doli nga laboratory kinezë.

Por sa të besueshme janë argumentet e fituesit të Nobelit?

Nëse atij bashkë me shkencëtarin Francoise Barrë Sinoussi iu dha Nobeli për zbulimin e virusit të Aids-IT në 1983, Le Figaro kujton se në nëntor 2017, 106 akademikë kundërshtuan teoritë e tij ekstreme/

“Ne nuk mund të pranojmë nga një koleg që të përdorë çmimin e tij Nobel për të shpërndarë, jashtë fushës së të tij, mesazhe të rrezikshme për shëndetin, në kundërshtim me etikën që duhet të kryesojë shkencën dhe mjekësinë.”

Luc Montagner u rreshtua mes shkencëtarëve kundër vaksinimit. Vitin e kaluar ai nxorri teori të diskutueshme për origjinën e HIV dhe transmetimin e tij. Ai pretendoi se disa njerëz mund të hiqnin qafe virusin falë sistemit të tyre imunitar.

Burimi i artikullit: https://www.valeursactuelles.com/monde/le-coronavirus-est-sorti-dun-laboratoire-de-wuhan-lexplication-choc-du-prix-nobel-de-medecine-luc-montagnier-118322

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se kryeministri në…