Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe dënohet me 4 vite burg

06 dhjetor 2021 | 08:03

Fituesja birmaneze e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi, u dënua nga një gjykatë në Mianmar me 4 vjet burgim me akuzën e nxitjes së mospajtimit kundër ushtrisë dhe shkeljes së masave anti-Covid.

Kjo është bërë e ditur një zëdhënës i juntës ushtarake.

”Aung San Suu Kyi u dënua me dy vjet burgim sipas nenit 505 (b) dhe dy vjet burgim sipas ligjit të fatkeqësive natyrore”, tha zëdhënësi i juntës Zaw Min Tun.

Ish-këshilltarja e shtetit u rrëzua më 3 shkurt në një grusht shteti që çoi në arrestimin e saj.

Një grusht shteti që shkaktoi protesta të dhunshme të shtypura ashpër nga junta ushtarake.

Në muajt në vijim, San Suu Kyi u padit për krime të ndryshme: nga mashtrimi elektoral te korrupsioni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive këtë mbrëmje…