Fizika simetrike dhe COVID-19, vërtetimi i veprimit të fushës antimagnetike të tokës
-Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit – COVID -19 (3)
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Për ta bërë të kuptueshme se si mund të kuptohet më së lehti veprimi i fushës antimagnetike të tokës në ajrin që ne e konsumojmë do të bazohemi në një veprim që shumë kush e ka provuar, siç janë hapja e puseve të ujit. Edhe unë kam bërë punë të tillë dhe e kam hetuar se sa më thellë tokës ajri ishte i vështirë të depërtonte. E pra, në atë kohë as unë nuk kam pasur idenë se shkaku ishte veprimi i fushës antimagnetike të tokës ajo që depërtimin e ajrit në thellësi të tokës e bënte të pamundshëm. Një mungesë të ajrit në thellësinë e tokës e vërtetojmë lehtë nëse e hapim një pus uji në një thellësi prej 40 metrash (aq sa i hapin në Kosovë me mjete moderne), dhe me
një gjerësi prej 1m (një metër), do të vërtetohet se është e pamundshme depërtimi i ajrit në thellësinë 40 metra.
Pse ndodhë kjo?
Boshti i rrotullimit të tokës në raport me planin horizontal të tokës ndryshon nga 21,8° në 24,4°. Kurse lartësia e pozicionit të diellit nga ky plan ndryshon varësisht pozitës së tokës në raport me diellin. Pozicioni i diellit mbi kryeqytetin e shtetit të Kosovës, përkatësisht mbi Prishtinë, ndryshon shumë. Në këtë mënyrë, dielli në lartësinë më të lartë ndodhet më 27/06/2020, e cila lartësi arrin rreth 70°. Kurse në lartësinë më të ulët dielli ndodhet më 19/12/2020, e cila lartësi zbret në rreth 23°.
Ky është argument se edhe kur dielli ndodhet në lartësinë më të lartë 70° në qershor rrezet e diellit nuk janë vertikale me sipërfaqen e pusit por mbyllin këndin 20°. Pasi eksperimentalisht vërtetohet se rrezet e diellit depërtojnë vetëm deri në thellësinë 2 metra e 75 centimetra, domethënë se fusha antimagnetike e diellit vepron vetëm deri në këtë thellësi (shiko figurën. 5.).
Veprimi maksimal i fushës antimagnetike të diellit më 4 korrik 2020
Kuptohet se ajri ka masë, dhe masa e tij në sipërfaqen e tokës është rreth 1,29 kg/m 3. Prandaj ky ajër nën veprimin e peshës së tij dhe forcës tërheqëse të tokës depërton disa metra më thellë, por jo deri në fund të pusit 40 metra, nga fakti se fusha antimagnetike e tokës ka kah të kundërt me forcën tërheqëse të tokës, por edhe me masën e ajrit. Prandaj, duke zbritur më poshtë ne do të kemi problem me frymëmarrje, sepse zbret edhe dendësia e ajrit, kështu në thellësinë e rreth 30 metra nuk ka aspak ajër. Edhe në rastin e perëndimit të diellit, prapë se prapë brenda pusit mbetet një sasi e ajrit, për shkak të masës së tij dhe forcës tërheqëse të tokës, por jo e njëjta sikur është
ditën.
Shembull i thjeshtë
Një mungesë e ajrit pas perëndimit të diellit në puse të ujit është vërtetuar shumë herë nga ata që kanë qëndruar duke hapur puse në Kosovë, pas perëndimi të diellit kanë ndier simptome të ndryshme, lodhje e tepërt, stres, dhimbje koke, marrje mendsh, problem në frymëmarrje etj., sepse mungesa e ajrit shkakton po këto simptome, sidomos pas perëndimit të diellit mungesa e ajrit është më e dukshme në thellësi sepse mungon fusha antimagnetike e diellit e cila me forcën e saj tenton ajrin ta dërgon sa ma thellë në puse.
Rrezja e veprimit të fushës antimagnetike të tokës
Forca tërheqëse e tokës nuk vepron përtej 2,5 milion kilometrave nga sipërfaqja e tokës. Kjo është vërtetuar edhe tani nga agjencitë e ndryshme shkencore, duke e përfshirë edhe NASA-n, në rastin e largimit nga orbita e tokës të një mini hëne të quajtur 2020 CD3, e cila kishte një diametër rreth 1,9-3,5 m. Kjo mini hënë që kishte hyrë në orbitën e tokës ishte vërejtur më 15 shkurt 2020, por mendohet sa ka hyrë në orbitën e tokës muaj më parë. Mini hëna 2020 CD3 ndodhej në distancën rreth 2,48 milion kilometra nga toka, kurse mendohej nga shkencëtarët se do ta lëshojë orbitën e tokës në prill 2020, por ndryshe mendohet nga astronomi Bill Gray, i cili thotë se mini hëna 2020 CD3 është larguar nga orbita e tokës më 7 mars 2020. Mini hëna 2020 CD3 nuk ishte i vetmi trup që ka hyrë në orbitën e tokës dhe ka dalë nga kjo orbitë, por edhe rastet e tjera tregojnë se ka mundësi që disa trupa të vegjël qiellorë të rrëshqasin në orbitën e tokës, me ç’rast nën veprimin e forcës tërheqëse të ciklonit të tokës fillojnë të rrotullohen rreth saj ashtu sikur ka ndodhur edhe më parë me asteroidin 2006 RH120 i cili ka qëndruar në orbitën e tokës nga shtatori 2006 deri në qershor 2007.
Kjo e vërteton se pa marrë parasysh intensitetin e forcës tërheqëse të ciklonit të tokës ndaj këtyre trupave që hyjnë në orbitën e saj, ata nuk qëndrojnë gjatë nga fakti se kemi një rigjenerim të fushës antimagnetike të tokës, e cila vepron me forcë shtytëse ndaj të gjithë trupave qiellorë duke përfshirë edhe mini hënën e lartë cekur 2020 CD3, asteroidi 2006 RH120 dhe shumë të tjera që kanë hyrë dhe dalë nga orbita e tokës.
Këto të dhëna shkencore mbi hyrjen dhe daljen e trupave të ndryshëm nga orbita e tokës, janë një argument i pakontestueshëm se fusha antimagnetike e tokës ka vlerën më të lartë se sa forca tërheqëse e ciklonit të tokës, në këtë mënyrë vijmë te formulimi i vetëm mbi intensitetin e fushës antimagnetike të tokës.
Vlera e përgjithshme e intensitetit të fushës antimagnetike, e cila buron nga fusha magnetike, të një trupi qiellor dhe rreth të cilit rrotullohen trupat e tjerë qiellorë është gjithmonë më e madhe se vetë forca tërheqëse e atij trupi qiellor.
Argumente
Në bazë të të dhënave të mësipërme, vërtetohet saktë se intensiteti i fushës antimagnetike të trupave qiellorë është shumë më i lartë se vetë forca tërheqëse e atij trupi qiellor. Në këtë mënyrë themi se intensiteti i fushës antimagnetike të tokës është më i madh se vetë forca tërheqëse e ciklonit të tokës; e njëjta vlen edhe për diellin, prej nga themi se intensiteti i fushës antimagnetike të diellit është shumë më i madh se sa vetë forca tërheqëse e ciklonit të diellit.
a) Përfundimisht duhet kuptuar se mos të ishte fusha antimagnetike e diellit, më e fortë se forca tërheqëse e tij, as rrezet e diellit por as nxehtësia e diellit asnjëherë nuk kishin për të arritur në tokë, sepse nuk do t’i lejonte vetë forca tërheqëse e diellit.
b) Ngjashëm vlen edhe për tokën, se po mos të ishte fusha antimagnetike e tokës asnjëherë ajri nuk ishte ngritur në lartësi, sepse oksigjeni që do buron nga bimët e gjelbërta, për shkak të masës, do të binte në sipërfaqen e tokës.
Por një ngritje e ajrit në lartësi përmes fushës antimagnetike të tokës, dhe zbritja e ajrit përmes fushës antimagnetike të diellit dhe forcës tërheqëse të tokës nuk e zgjidh problemin, sepse ajri do rrinte i palëvizshëm, e këtë natyra nuk e lejon, prandaj kësaj duhet shtuar edhe qarkullimi i ajrit, nga fakti se ajër kemi në të gjitha pjesët e tokës.
e) Qarkullimi i ajrit përmes lëvizjes së erërave
Sipas shkencës thuhet se erërat shkaktohen për shkak të ndryshimit të temperaturave të ajrit që shkaktohen nga rrezet e diellit dhe rrotullimit të tokës. Kjo na jep për të kuptuar se masa e ajrit gjatë ditës ngrohet nga rrezet e diellit, dhe ngritët lart, pastaj kjo masë e ajrit pas ftohjes prapë bie poshtë, kurse nën ndikimin e rrotullimit të tokës këto shndërrohen në erëra. Por eksperimentalisht asnjëherë këtë nuk mund ta demonstrojmë në laborator pavarësisht ndryshimit të temperaturave që mund të përdoren te ndonjë enë e ujit. Realisht ky shpjegim nuk ka asnjë logjikë shkencore, sepse toka rrotullohet në një drejtim, prandaj sipas kësaj teorie që thuhet, ajri që ngrohet e ftohet duke lëvizur poshtë-lartë duhet të lëvizë gjithmonë në një drejtim. Në këtë mënyrë edhe erërat duhet të lëvizin në një drejtim, çka nuk ndodhë asnjëherë.
Formimi i erërave përmes reaksioneve (aX, aY, aZ dhe aΩ)
Ashtu sikur është sqaruar përmes botimeve te “Epoka e re” 2019 e 2020, valët që burojnë nga bërthama e ciklonit të tokës shpërndahen në drejtim të boshtit (x), kurse valët që burojnë nga bërthama e tornados elektromagnetike të tokës shpërndahen në drejtim të boshtit (y).
Cikloni i tokës rrotullohet në kah të kundërt me akrepat e orës, dhe kjo ndikon në rrotullimin e tokës rreth boshtit të saj në kah të kundërt me akrepat e orës. Ngjashëm edhe tornadoja e tokës rrotullohet në të njëjtin kah me ciklonin e tokës, por me një shpejtësi këndore shumë më të lartë se sa shpejtësia këndore e ciklonit të tokës (shiko figurën. 6.).
Këto dy fenomene kanë shpejtësi të ndryshme, por kah të njëjtë. Në këtë mënyrë sferën e ajrit që është krijuar rreth tokës fillojnë ta rrotullojnë në kah të njëjtë me kahun e rrotullimit të ciklonit dhe tornados, duke i mbushur të gjitha pjesët brenda sferës së ajrit. Kështu me ajër mbulohen edhe shkretëtirat prej nga nuk ka burime që e prodhojnë oksigjenin si një përbërës i ajrit.
Cikloni dhe tornadoja e tokës e përziejnë ajrin në të gjithë planetin e tokës, me çka ne mund ta
konsumojmë ajrin edhe në shkretëtira, po aty ku nuk ka burime të oksigjenit
Cikloni dhe tornadoja si dy fenomene i vejnë në lëvizje edhe elementet (aX, aY, aZ dhe Ω). Prandaj gjatë reaksioneve kimike nga këto elemente qoftë në sipërfaqen e tokës apo në lartësi më të larta shkaktohen mikro-tornado dhe ciklone të dukshme dhe të padukshme që i vejnë në lëvizje ajrin në drejtime të ndryshme. Dhe në të gjitha vendet e botës cikloni dhe tornadoja e tokës e shpërndajnë ajrin, prej nga neve na mundësohen jetesa dhe udhëtimet në secilën pikë të tokës.
Ndikimi i fushave antimagnetike të tokës e të diellit, si dhe qarkullimi i erërave në shpërndarjen viruseve (COVID -19)
Edhe pse nuk mund të anashkalohet forca tërheqëse e ciklonit të tokës, duke përfshirë edhe fushën antimagnetike të galaktikës sonë, si dhe ndikimin e fushave antimagnetike të trupave të tjerë qiellorë, përfundimisht themi se faktorët kryesorë që ndikojnë në lëvizjen e ajrit, përkatësisht lëvizjen e viruseve, duke e përfshi edhe coronavirusin (COVID-19), janë fusha antimagnetike e tokës, fusha antimagnetike e diellit dhe qarkullimi i ajrit. Gripat, duke e përfshirë edhe virusin COVID-19, shpërndahen përmes ajrit, kjo është vërtetuar edhe nga Dr. Harvey Finberg, kryetar i një komiteti në akademinë kombëtare të shkencave, i cili i shkruan Shtëpisë së Bardhë se COVID-19 përhapet edhe përmes frymëmarrjes në ajër.
(Vijon nesër)