Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit (COVID -19)

06 prill 2020 | 08:54

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Virusi që ka ngjallë tmerr gjatë këtyre 3-4 muajve të fundit, COVID-19, përhapet përgjatë ditës e jo përgjatë natës. Toka ka hyrë në zonën e gjelbër të orbitës së saj, e cila fillon nga 03/04/2020 dhe përfundon më 04/10/2020. Nga kjo datë intensiteti i fushës antimagnetike të diellit vjen duke u zvogëluar dukshëm çdo ditë e më shumë, për të rënë në vlerën minimale më 04/07/2020, kohë të cilën intensiteti i fushës antimagnetike të tokës arrin vlerën maksimale.
Sikur mos të ishte injorimi i mëparshëm dhe i tanishëm i teorisë sime mbi fizikën simetrike, nga njerëz dhe qarqe të caktuara, spitalet do të pajiseshin me sisteme speciale që do ta parandalonin përhapjen ekstreme të COVID-19.
Aplikimi i një sistemi të tillë të bazuar në fizikën simetrike, në radhë të parë do ta mbronte personelin mjekësorë, do ta izolonte të infektuarin dhe do ta parandalonte përhapjen. Kurse tani bota nuk do të ishte e izoluar për një çështje që ka pasur mundësi reale ta parandalonte, dhe që do të ketë mundësi të njëjtën gjë ta bëjë në të ardhmen, duke e vënë në radhë të parë një informimin të saktë nga cilido shtet prej nga e ka origjinën virusi.

Fatkeqësisht përhapjen e viruseve duke përfshirë edhe COVID-19 nuk e parandalon mjekësia e sotme moderne

Edhe pse e tërë mjekësia moderne në të gjitha shtetet e botës në këtë kohë është e orientuar në parandalimin e saj, prapë se prapë metodat që i aplikon mjekësia nuk janë aspak efikase, dhe nuk mund ta parandalojë përhapjen e shpejtë të viruseve duke përfshi edhe virusin COVID-19.
Parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mjekësia moderne e parasheh me zbulimin e ndonjë vaksine, e cila do ta paralizonte përhapjen e gripit COVID-19, por që mund të marrë shumë kohë, por edhe mund të mos gjendet asnjëherë. Pse mjekësia moderne nuk mund të parandalojë përhapjen e viruseve, përfshirë edhe COVID-19, qëndron në atë se thuaja gjithmonë mjekësia orientohet vetëm në shërimin e saj por jo në parandalimin e saj, sepse as nuk ka njohuri shkencore mbi formën e paraqitjes së gripave, si dhe lidhur me kohën dhe faktorët që ndikojnë në përhapjen e këtyre gripave. Nëse mjekësia moderne nuk e njeh origjinën e saj dhe, sidomos shkaqet e përhapjes së saj, nuk mund ta parandalojë as ta shërojë definitivisht.
Për të qenë e suksesshme në parandalimin e përhapjes së viruseve, përfshirë edhe COVID-19, mjekësia moderne duhet të kërkojë ndihmën e fizikës. Por jo të fizikës së tashme sepse, pa marrë parasysh modernizimin e saj, ajo prapë se prapë nuk ka kapacitet shkencor për të shpjeguar dhe për të treguar mënyrën e parandalimit të përhapjes se viruseve, edhe COVID-19.
Mjekësinë moderne mund ta ndihmojë vetëm fizika simetrike, që është një fizikë e re që botën e sheh ndryshe, por fatkeqësisht nga verbëria metodologjike dhe teorike kjo fizikë ende nuk pranohet.

Të dhënat mbi moskapacitetin e mjekësisë moderne për parandalimin e përhapjen e virusit COVID-19, pa ndihmën e fizikës simetrike, jo që do të shokojë komunitetin shkencor të mjekësisë moderne, por do të shokojë edhe secilin lexues. Por para se të më gjykoni, lexoni me kujdes deri në fund këto që do të parashtrohen dhe do të bindeni edhe ju vetë, se vetëm fizika simetrike tregon se si mund t’i parandalojë mjekësia shumë më shpejtë gripat, duke e përfshirë edhe COVID-19, duke ia mundësuar mjekësisë lehtësisht e pa stres rrugën në zgjidhjen e problemit, sepse çdo zgjidhje e shpejtë përmes një vaksine mund të ketë pasoja anësore dhe të paevitueshme. Kur e them se vetëm fizika simetrike mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së viruseve, duke e përfshi edhe virusin COVID-19, e them me plot argumente, dhe bazohem vetëm në zbulimet e mia shkencore, sepse unë jam vet zbuluesi i fizikës simetrike.

Dallimi në mes mjekësisë moderne dhe fizikës simetrike

Edhe pse fizika simetrike është një shkencë moderne ende e pa njohur për komunitetin shkencor, dhe përfshinë thuajse çdo fushë të jetës, ajo prapë se prapë ndërlidhet me mjekësinë. Por dallimi thelbësor në mes mjekësisë moderne dhe fizikës simetrike qëndron në principin e punës. Përderisa mjekësia moderne ka kryesisht si bazë parimin shëro e parandalo, fizika simetrike ka si bazë kryesisht parimin e kundërt parandalo e shëro.
a) Shëro e parandalo, mjekësia gjatë gjithë historisë e ka ndjekur këtë rrugë, sepse parandalimin e ka parë në zbulimin e vaksinës, por deri sa vaksina është zbuluar vdekjet kanë vazhduar, por të kundërtën e bënë fizika simetrike.
b) Parandalo e shëro, fizika simetrike e parasheh kohën e rrezikut, por edhe në rast se paraqitet ndonjë virus, parasheh izolimin e tij, duke e parandaluar përhapjen e mëtejme, dhe i hap rrugë mjekësisë.

Fizika simetrike dhe ligjet e natyrës

Edhe në këtë rast kur është fjala te dallimi në mes fizikës simetrike dhe mjekësisë moderne mjafton ta përkujtojmë një rregull ndërkombëtar që aplikohet në tërë botën, dhe mësohet nga secili vozitës, e për këtë mjafton një shembull i thjeshtë.

Shembull
Në rast të ndonjë aksidenti në komunikacion, është detyrë e secilit vozitës sapo të has në një aksident, t’i vë shenjat e rrezikut dhe ta izolojë vendin për të parandaluar involvimin e të tjerëve në aksident.
E njëjta vlen edhe për policinë. Është obligim i tyre ligjor, në rast të aksidentit, në rastin e parë t’i vendosin shenjat e sigurisë që parandalon involvimin e të tjerëve në aksident, pastaj thirret emergjenca (mjekët, zjarrfikësit, mekaniku etj.).
Ky rregull është ligj dhe vlen për të gjitha shtetet. Nuk ka ligj në botë që thotë thirre menjëherë emergjencën (ambulancën), sapo të hasësh në aksident, sepse nëse së pari e thërret emergjencën (ambulancën) para sinjalizimit dhe izolimit, nuk dihet se për sa vetë duhet të vijë ambulanca, pasi numri i viktimave mund të rriten nga pakujdesia. Por së pari sinjalizoje vendin, izoloje të mos involvohen të tjerët, e pastaj varësisht prej situatës thirren ekipet intervenuese qoftë policia, ambulanca apo mekaniku.
Ky veprim është një ligj natyre. Prandaj fizika simetrike është një ligj natyre që e vetmja tregon se si mund të bëhet parandalimi i përhapjes së viruseve, duke përfshirë edhe virusin COVID-19. Si të thuash, duke i vënë shenjat e rrezikut, izolon vendin dhe ia hap rrugën mjekësisë.

(Vijon nesër)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nju Jorku është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Shtetet…