Fizikani amerikan lavdëron punën e shëndetësisë së Kosovës

16 prill 2020 | 08:43

Yaneer Bar-Yam, fizikani amerikan që studion sfidat sociale, përfshirë pandemitë, ka lavdëruar Kosovën për luftën që po bën kundër virusit “Korona”.

Ai në një publikim në “Twitter” ka lavdëruar udhëheqësit qeveritarë për masat që kanë ndërmarrë, të cilat i ka quajtur të duhurat.

“Kosova është duke ndërmarrë veprime në nivelin komunal me masa ‘të tepruara’ në mënyrë të duhur për ta ndaluar shpërthimin e virusit korona dhe të kthehet shpejt në normalitet, siç kemi rekomanduar. Bravo! Ata janë liderë! Jam i nderuar t’i ndihmoj”, ka shkruar Bar-Yam.

Yaneer Bar-Yam është një fizikan amerikan, shkencëtar i sistemeve dhe president themelues i Institutit të Sistemeve Komplekse të New England. Ai është autor edhe i disa librave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona që u përpoqën t’i tregonin botës rreth shkallës…