FJALA E ADEM DEMAÇIT NË VARRIMIN E AHMET HAXHIUT
Fjala e Simbolit të Rezistencës Kombëtare Adem Demaçi, para 30 viteve në varrimin e Heroit të Kosovës Ahmet Haxhiu!
I fundit nga Ahmet Haxhiu u nda bashkveprimtari i tij Adem Demaçi!
Adem Demaçi në mes tjerash tha se:
‘’…Po ndahemi nga vëllau ynë Ahmet Haxhiu, që edhe pse vdekja e babait (që ia kishin vrarë armiqt), e gjeti në moshë të re, e detyroi të merrte mbi supe barrën e rëndë të mbikqyrjes së familjes, por nuk e theu dot dhe nuk mundi ta pengonte që të mos merrej me çështjen kombëtare!
Ahmet Haxhiu,- vazhdoi më tej Adem Demaçi,- ishte në mesin e atyre bijëve që interesin e përgjithshëm e kishin vënë mbi atë personal!Kapitullin e filluar të luftëtarit për lirinë e Atdheut, Ahmet Haxhiu e mbylli me faqe të bardhë, përfundoi Baca Adem…’’!
Nezir Uka,
Lupç i Poshtëm, 6 Korrik 1994!
Pergaditi për botim,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 6 Korrik 2024!