Fjala e shkencëtarëve: 50 për qind e të izoluarve nga shoqëria ka gjasë të vdesin më herët
Njerëzit që janë të izoluar nga shoqëria kanë gati 50 për qind gjasa të vdesin më herët, sugjerojnë studimet e reja. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët kanë paralajmëruar se bllokimi do ta shkaktojë vdekjen e shumë njerëzve në mënyrë indirekte si shkak i pandemisë së koronavirusit.
Një studim gjerman zbulon se vetmia, e cila shpesh ka qenë e lidhur me sëmundje serioze, rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru për 44 për qind, ndërsa vdekjen nga çdo shkak me 47 për qind. Kjo erdhi pasi disa faktorë të tjerë u morën parasysh si: të ardhurat, pirja e duhanit, niveli i ushtrimeve dhe simptomat depresive.
Gjetjet nga ekipi i studiuesve u përshkruan si “shqetësuese”, veçanërisht duke marrë parasysh masat aktuale të distancimit shoqëror dhe izolimit për ta trajtuar Covid-19.