Fjala: Masakra e Reçakut, dëshmi e krimeve të regjimit të Serbisë
15 janar 2018
| 11:44
“Fjala kujton dhe nderon viktimat e masakrës së Reçakut, që dëshmuan terrorin dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, është thënë në komunikatën e partisë Fjala me rastin e 19-vjetorit të masakrës së Reçakut.
“Kjo masakër ndaj njerëzve të pafajshëm zgjoj ndërgjegjen dhe vetëdijen ndërkombëtare që më pas filluan sulmet kundër caqeve ushtarake të Serbisë. Fjala kujton dhe nderon viktimat e Reçakut ndërsa i bën thirrjeve institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar që të ndjekin dhe nxjerrin para drejtësisë ata që kryen këtë masakër dhe shumë masakra të tjera në Kosovë”, është thënë në komunikatën e Fjalës.