Fjala u dërgon pampersa liderëve politikë për heshtjen përballë Vuçiqit (Foto)
Partia Fjala ka organizuar një aksion simbolik të titulluar “Pampersa për liderët politikë” që heshtën përballë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit.
Kjo parti ua ka dhuruar nga një kompletë pampersa, presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryenegociatorit, Fatmir Limaj, LDK-së dhe Vetëvendosjes.
“Ne Fjala sot jemi mbledhur këtu për të shprehur shqetësimin tonë për frikën e treguar nga liderët politik të Kosovës. Ata u frikësuan shumë nga ardhja e Vuçiqit në Kosovë. Të kapluar nga frika dhe servilizmi pushtetar, ata nuk ishin në gjendje të dënojnë gjuhën dhe fjalorin e ashpër të Vuçiqit , gjatë vizitës së tij në Kosovë. Vuçiqi foli për Trepçën dhe pasuritë e Kosovës, sikur të ishin të Serbisë e jo të Kosovës. Ai u premtoj qytetarëve serb se do të investoj në Trepçë dhe do ta hapë fabrikën e baterive për punësimin e 300 serbëve”, është thënë në njoftimin e Fjalës.
Kjo parti ka thënë se Vuçiqi ka treguar edhe njëherë fuqinë dhe ndikimin e tij që ka në Kosovë.
“Ai ditë më parë nënçmoj edhe presidentin e Kosovës në Bruksel, nuk realizoj takim fare me Thaçin. Iku para takimit dhe e nënçmoj Thaçin. Mos të harrojmë se ditë më parë liderët politik të Kosovës, pozitë dhe opozitë reaguan për vizitën që do e bëj Vuçiq në Kosovë. Bile bile edhe ‘ia ndaluan’ ta vizitoj Ujmanin. Por sot Vuçiqi iu tregoj edhe njëherë liderëve politik të Kosovës se këta janë frikacakë dhe njerëz që mashtrojnë”, është thënë në këtë njoftim, duke e kundërshtuar vizitën e Vuçiqit në Kosovë.
/Epoka e re/