Fjalë e mbajtur nga Bajrush Xhemaili me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore në shtëpinë ku jetoi dhe veproi Heroi i Kombit, Xhavit Haziri

26 nëntor 2022 | 19:44

E nderuar zonja Remzie, Çlirim, e Shqipërim,

E nderuar familje e madhe e Heroit të kombit, Xhavit Haziri,

Të nderuar bashkëveprimtarë të Xhavitit,

Të nderuar miq e shokë,

Të nderuar të pranishëm,

Sot jemi mbledhur këtu për të shpalosur pllakën përkujtimore, në shtëpinë e Hajdin e Sabrie Krasniqit, për njeriun i cili dha gjithçka për lirinë e popullit tone të robëruar.

Pasi u lirova nga burgu në vitin 1990, vazhdova veprimtarinë e fshehtë, krahas asaj legale. Halil Selimi me Ramadan Avdiun, dy nga udhëheqësit e Lëvizjes, më kishin folur shumë herë për një shok të tyre të ngushtë të ilegales, me të cilin duhej takuar gjithesesi, pasi edhe ai, së bashku me ta, ishin në krye të organizatës. Diku pas një viti, një pasdite ia mesyem në shtëpinë ku banonte Xhaviti. Ne fakt ai po jetonte në shtëpinë e miqve të tij e që është pikërisht kjo ku jemi tani. Kjo shtëpi që ka një bodrum të përshtaur në dhomë për banim, ne të cilin banonte Xhaviti, se bashku me gruan Remzien (Remën) dhe djalin e sapolinduar Çlirimin, kurse lartë banonin familja e miqve e tij, pra familja e gruas së tij, Remës.

Xhaviti na priti bashkë me Remën, në dhomën e tyre në bodrum, e cila ishte e rregulluar thjeshtë, por që mbahej mirë. Në mure kishte disa foto të cilat me bene pershtypje, sidomos njera, ne të cilën shihej Xhaviti me Remen, në veshje kombëtare, fotografi e cila më vonë do të bëhet si emblemë e Shoqërisë kulturo-artistike “Xhavit Haziri”.

Xhaviti të bënte përshtypje, që në fillim, me qendrimin e tij të një njeriu serioz e pedant dhe, në kundershtim me ngjyrën e kaltër të syve, dukej  i rreptë në shikim. Kryesisht fliste pak, pavarësisht se ishte në konakun e tij, e degjonte shumë. Të shikonte drejt në sy. Përkundër burrit të saj, Rema ishte shumë komunikuese, ashtu që krahas gostisë me kafe, nuk e lënte mangu as muhabetin.

Me Xhavitin kishim vërtet shumë se çka të bisedonim. Kishim pritur këtë moment bukur gjatë. Kisha shkuar me kërkesën e tij. Njiheshim përmes miqve të ngushtë, prandaj bisedonim pa rezerva. Debatuam hapur për gjendjen në Levizjen ilegale, ashtu si dhe reflektimet e aktiviteteve legale, të partive të cilat u formuan pas pluaralizmit  politik.

Të paktë ishin ata, me të cilët kisha biseduar dhe ishin ashtu të qartë, për gjendjen në të cilën ndodheshim dhe menyrën se si duhej vazhduar për të punuar.

Pas këtij takimi kemi pasur shumë të tjera.

Po, kush ishte Xhavit Haziri?

Ai, që në rininë e tij, kishtë filluar veprimtarinë atdhetare, gjë që bashkë me shokë u organizuar në radhët clirimtare të organizuar asokohe, në organizata dhe shtyp të fshehtë kundër pushtuesit serb.

Veprimtaria e tij shumë aktive do të binte në sy të pushtuesit dhe në vitin 1985 do të arrestohet e denohet më 12 vjetë për veprimtari patriotike, si antarë i komitetit Drejtues të LPRK-së.

Ishte një organiozim i madh, ku udhëhiqej nga shumë patriot, të cilët më vonë do të dëshmohen edhe me sakrificën supreme sic ishte i madhi  Fehmi Lladrovci e shumë të tjerë.

Fill pas kryerjes së dënimit, do të vazhdojë edhe më intenzivisht në radhët e organizuara të Lëvizjes. Ai pothuajse ishte i preokupuar deri ne pafundesi per ta quar perpara organizimin e Levizjes, ne ate menyre, qe te merrte kahje te qarte per çlirim e jo te jetohej ne ilizionet pacifiste, siç kishin rene shume aktivistê ilegal te asaj kohe, me rastin e daljes ne skene te Lidhjes Demokratike dhe ndonje parti tjeter minore.

Xhaviti, më 1991, në Konferencën e Dytë në Prapashticë, do të zgjidhet Sekretar Politik në kuadër të udhëheqjes së Lëvizjes. Për të vazhduar pastaj në funksionet drejtuese të dala edhe nga Mledhja e Tretë e Përgjishme e LPRK-së, në Ujmir, ku do të zhgjidhet nënkryetar.

Në Mbledhjen Konsultative të vitit 1993, mbajtur në Kollare të Kërqovës, do prezantojë si Nënkryetar i LPRK-së. Mbledhje ku do të merren vendime të rëndësishme për vazhdimin dhe riorganizimin e veprimtarisë dhe rezistencës clirimtare, përkundër vështirësive që do të krijonte pluralizmi politik i vitit 1999. Nga kjo Mledhje, do të caktohet edhe GORI (Grupi i Organizimit dhe Riorganizimit), i cili do të përgatisë Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme të LPRK-së.


Në Mbledhjen e Katërt të Përgjithdme të LPRK-së do të zgjidhet anëtar i Këshillit Drejtues, ku do t’i besohet edhe përgjegjësia më e rëndësishme e organizimit të strukturës së armatosur në kuadër të LPK-së, e cila pastaj do të formësohet si UÇK dhe do ta fitojë luftën përfundimtare për Liri.

Xhaviti, veç kishte punuar në përgatitjen e radhëve të organizuara në sektorin e armatosur, por që burgosja e radhës, prapë do t’ja ndërprente përkohësisht aktivitetin e organizimit të formacioneve të ormatosura, për ç’gjë ishte ngarkuar në Mbledhjen e Katërtë të Përgjithshme, por që, nga arrestimet, që pasuan, nuk arritën të konsolidohen organet e zgjedhura.

Arrestimet ishin të furishme dhe goditën rëndë strukturën e LPRK-së, ku do të arrestohemi një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes, ndër ta edhe Xhaviti.

Xhaviti do të bëjë një qëndresë të cilën rrallë kush e ka bërë, në burgjet e Kosovës. Ai dinte më së shumti nga ne, prandaj edhe mund ta dëmtonte më së shumti,  jo vetëm LPK- në, po edhe gjithë veprimet tjera ilegale dhe bashkëpunimin më strukturat legale të Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, të cilat kishin ndodhur në atë kohë përpjekjesh të LPK-së për të bashkërenditur veprimet e të gjithë faktorit shqiptar në çlirimin e vendit.

Nese, nga ne të arrestuarit, ka pasur ndonjë hero, në qëndresën para UDB-së, pa dilemë që ai ishte Xhavit Haziri dhe, ai vërtet ishte hero. Qëndresa e tij titanike, bëri që një pjesë e LPK-së të shpëtojë dhe të vazhdojë punën deri në çlirimin e vendit.

Pas gjykimit, bashkë me gjithë të dënuarit, nga burgu i Prishtinës na transferuan në burgun e Dubravës, ku mua dhe Xhavitin na lidhën dorë për dore dhe na futën në një makinë autoburgu, deri në Dubravë. Na kishte marrë malli të shiheshim e të bisedonim pa mbikqyrje dhe tërë rrugës nuk prajtem së foluri për gjërat që na kishin preokupuar sa ishim të ndarë, për familje e për gjëra të cilat sado që nuk kishin të bënin me burgosjen, kishin peshë të madhe për ne.

Përkundër vështirësive dhe goditjes së radhëve të organizuara, strukturat e para të organizuara si formacione të armatosura vazhduan organizimin dhe konsolidimin deri në formimin e UÇK-së. Kjo, ja mundëson edhe Xhavitit që, pas daljes nga burgu të gjej organizimin e rezistencës, jo më, aty ku e kishte lënë, por shumë më të konsoliduar, ku dhe do të kycej drejtëpërdrejtë në vendin që kishte lënë bosh me rastin e  burgosjes, atë veprimtari dhe përgjegjësi të veqantë të cilën do ta ushtronte me përpikëri dhe guximin e heroit të papërkulur, deri më 17 shtator të vitit 1998, kur edhe do ta kidnapojnë kriminelët serb, duke humbur cdo gjurmë të tij, deri më sot.

Përjetësisht i përkulemi, jetës dhe veprës së Heroit Xhavit Haziri!

Lavdi!

Prishtinë, 26 Nëntor 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar…