FJALËSI GJUHËSOR DHE ESTETIK I VEPRËS LETRARE TË BEQIR MUSLIUT
Begzad Baliu & Faton Krasniqi
Duke bërë kërkime në fushë të historisë së albanologjisë, ka disa vjet që me kujdes i kam përcjellë edhe vlerat dhe arritjet gjuhësore tek disa popuj fqinjë dhe përtej. Në të vërtetë duke përcjellë arritjet e gjuhëve nacionale të popujve fqinjë dhe atyre europianë, kam vënë re jo pa shqetësim se sa shumë dhe në çfarë përmasa ata i kanë hulumtuar dhe studiuar vlerat e tyre në kohë, kahe dhe dije të caktuara.
Leksikografia është një prej disiplinave gjuhësore e cila është zhvilluar gjerësisht dhe në ato rrjedha, tek disa shkolla nacionale, në të cilat nuk është zhvilluar edhe në gjuhësinë shqiptare. Kërkimet leksikore në letërsinë popullore dhe në letërsinë artistike tek disa shkenca nacionale tashmë kanë marrë përmasën e fjalorëve të zgjedhur. Disa dije nacionale tashmë kanë fjalorët e përrallës, të letërsisë popullore, të shkrimtarëve nacionalë, të gjinive dhe llojeve të periudhave të caktuara, ndërkohë që fjalësi i përrallës shqipe, eposit, anekdotës etj., mezi shkon në nivel të një fjalorthi në fund të botimeve edhe ashtu modeste.
I nxitur prej përvojës së gjuhëve të tjera vendos që t’i hyjkërkimit leksikor në disa gjini dhe lloje të letërsisë populloredhe të disa prej krijuesve dhe periudhave letrare më të pasuranë fushë të fjalësit të shqipes dhe për to të krijoj korpuse tëveçanta.
Gjatë shekullit XX, studiuesit e historisë së letërsisë dhe tëgjuhës shqipe, në veprat e tyre, i kanë kushtuar shumë rëndësindihmesës së shkrimtarëve dhënë gjuhës shqipe. Kërkimet etyre të kësaj natyre ishin rrjedhojë e rilindësve shqiptarë tëfund të shekullit XIX, të cilët krijimtarisë së tyre letrare judhanë dimensione estetike dhe gjuhësore njëkohësisht. Fjalë,togfjalësha, neologjizma, kompozita etj., gjatë RilindjesKombëtare nuk patën krijuar vetëm bardët e mendimitshkencor (Sami Frashëri, Jani Vreto, Konstantin Kristoforidhi,Faik Konica, Aleksandër Xhuvani etj. ) po edhe krijuesit letrar(Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Ndre Mjeda etj). Le tëkujtojmë vetëm faktin se për të gjallë dhe gjatë gjithë shekullitXX Naim Frashëri, më parë se sa Konstantin Kristoforidhi qequajtur babai i gjuhës shqipe.
Kjo traditë ka vazhduar edhe gjatë shekullit XX kur gjuhamë nuk ishte vetëm objekt kujtese po edhe objekt studimi estandardizimi nga të gjithë idealistët postrilindas, nga krijuesitdhe nga studiuesit. Nuk është prandaj as e rastit që poetët si,Gjergj Fishta, Aleksandër Stavre Drenova – Asdreni, FanNoli, Lasgush Poradeci, Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni,Ernest Koliqi etj., u shquan për përdorimin e gjuhës popullore,për krijimin e fjalësit shumëkuptimor, për krijimin eenologjizmave dhe trajtave të reja semantike të fjalëve tëmoçme, për resemantizimin e togfjalëshve dhefrazeologjizmave popullore etj.
Në gjysmën e dytë të shekullit XX kur letërsia shqipeshquhet për forma të reja letrare të shkrimit, krijues të shumtëdo të shquhen në mënyrë të veçantë për përdorimin e gjuhës.Në fushë të poezisë kritika letrare dhe përgjithësishthistorianët e letërsisë do ta shquajnë poezinë e Martin Camajt,Azem Shkrelit, Enver Gjerçekut, Fatos Arapit, XhevahirSpahiut etj., prozën e Jakov Xoxës, Ismail Kadaresë, AntonPashkut, Dritëro Agollit, Jusuf Gërvallës etj., kritikën dhepublicistikën e Rexhep Qosjes, Ramiz Kelmendit etj. Por nëkëtë rrjedhë na ka rënë rasa të vëmë re përjashtimin e njëritprej krijuesve më të mirë, si Beqir Musliu, me prirje tejet tëveçantë për përdorimin e gjuhës në poezinë, prozën dhedramat e tij.
Beqir Musliu (Gjilan, 1945 – 1996), i takon brezit tëkrijuesve të gjysmës së dytë të shekullit XX, kryesisht viteve‘60-’80, i cili në letrat shqipe paraqitet me poezinë, prozën,dramën dhe kritikën letrare, përkatësisht teatrore. ShkrimtariBeqir Musliu, që në vitet ’60 paraqitet me krijimet letrareduke botuar në fund të kësaj dekade njërën prej vëllimeve mëtë mira me poezi “Bukuria e zezë“ (1968). Me këtë vepër dheme veprat që do t’i pasvinë deri në fund të viteve ’70 (Rima tëshqetësuara“ (1965); “Lulëkuqet e gjakut“ (1966);“Skënderbeu ose shqiponja e maleve“ (1968); “Sezamet“(1972); “Parabola“ (1976); “Darka e magjisë“ (1978);“Skënderbeu“ (2004) dhe “Orfeiana“ – Shtatë Libra Anatema(2004), Beqir Musliu do të shënojë majat më të larta tëpoezisë moderne shqipe.
Në vitet ’70 Beqir Musliu iu bashkohet shkrimtarëve tëcilët në mënyrë të veçantë do të merren me krijimtarinëromanore, për të vazhduar edhe në vitet ’80, kur krahasromanit shkruante edhe dramën. Kështu, ai gjatë këtyre viteveka shkruar disa vëllime me tregime dhe romane, por disa ngakëto i ka botuar gjatë viteve ’70 e ’80, e pjesën më të madhenë vitet 2000: Vegullia“ (1979); “Mbledhësit e purpurit“(1982); “Kori i gjelave të vdekur“ (2002); “Makthi“ (2004);“Amullia“ (2004), “Krupa“ (2004), “Skërluta“ (2004) dhe“Ndeshtrasha“ (2004). Në jetën letrare dhe kulturore BeqirMusliu do të veçohet në mënyrë të veçantë me shkrimin edramave, një gjini letrare jo shumë e arrirë në letrat shqipe nëPrishtinë dhe në Tiranë. Kjo sigurisht edhe është arsyeja pseveprat e tij dramatike do të botohen në Prishtinë dhe nëShkup.
Dramat e tij do të botohen veç e veç në revistën letrare tëPrishtinës “Jeta e re” dhe në revistën letrare të Shkupit“Jehona”, do të shfaqen në Teatrot e këtyre qyteteve dhe do tërealizohen edhe në televizionin e atëhershëm të Prishtinës.Ato gjithashtu do të botohen edhe në dy vëllime tëpërbashkëta: “Shtrigani i Gjel-Hanit“ – libër-teatër, tetralogji”(Prishtinë, 1989), brenda të cilit ishin janë përfshirë dramat:“Unë Halil Garria” (1989); “Faustiana” (1989); “Ora eKukuvajkës” (1989); “Panairi i Gjilanit” (1989); si dhe nëvëllimin “Rrakullima“, II (teatër – libër, tetraptik) (Shkup,1990), në të cilin janë përfshirë dramat: “Murana” (1990),“Kori i Korbave” (1990), “Familja e Shenjtë” (1990) dhe“Antifona” (1990). Gjatë gjithë kësaj kohe Beqir Musliu ështëmarrë edhe me kritikën letrare dhe sidomos me kritikënteatrore, të cilat në veprën tonë nuk kanë qenë objekthulumtimi.
Gjuha e krijimtarisë së tij në poezi dhe në prozë është epasur në shumë aspekt: në kontekstin gramatikor, leksikor,sintaksor dhe stilistik e semantik. Megjithëse e vjelë nga trigjini letrare: poezia, proza dhe drama, gjuha e poezisë së tij,struktura leksikore, gramatikore, sintaksore dhe madjestilistike nuk dallon shumë as në planin morfologjik as nërrafshin sintaksor e stilistik.
Në këtë vëllim objekt i kërkimit gjuhësor në krijimtarinëletrare të Beqir Muslit janë bërë veprat letrare të tij (poezia,proza dhe drama) dhe në këtë mënyrë ka mbetur jashtë kritikaletrare, kritika teatrore dhe publicistika. Prandaj nga korpusi eveprës së tij janë bërë kërkime të përzgjedhura disa nga njësitëleksikore dhe semantike të tij, por jo edhe tërësia gjuhësore epasurisë leksikore të tij.
E parë në tërësinë leksikore, semantike dhe kontekstualekërkimet në veprat letrare të Beqir Musliut reflektojnë gjuhëne veçantë, madje togfjalëshin i veçantë dhe temën e poezisë sëreferencë më vete. Qëllimi kryesor i kërkimit leksikor nëpoezinë e Beqir Musliut ishte përshkrimi i sistemitfjalëformues, semantik e stilistik i leksikut të poezisë, prozësdhe dramës së tij. Në kërkimet tona gjuhësore në leksikun eBeqir Musliut, kishim parasysh tre prëbërës themelorë:leksikun dhe strukturën gramatikore të tij, përbërësin semantikdhe atë funksional.
Prej kërkimeve në fushë të fjalëformimit nuk ka qenëvështirë të konstatojmë rrafshe të shumta të modeleve mbi tëcilat autori ka krijuar fjalë a kuptime të reja, sikur janë fjalëtme ndajshtesim dhe kompozitat: anatemë, antifonë, anipse,animirë, bashibuzuk, buzëmuzg, bjerraditësi, ditëmedrekë,degëmadh, divanhane, djerraditës, dykrenësh, flokashprishur,fytafyt, hagjiografi, hamadreqi, homodupleks, hastahane,hashërmeshër, havardallav, hemaglobulinë, honedon,kësobotshme, përbotshme, përvajshmëri, mirakëndëse,kapërfytur, këmbadorës, kësobotshme, kobzeza, kontrapunkt,mozomakeq, kontrapunktim, kthetërshkabë, metapsikozë,mjekërrkaltër, musteqekurleshurivetullverdhë, njashtu,pakngapak, picigjatë, piczgjatura, qimemurrmja, qoftëlargu,sylynjari, sykapsallituri, shpërvjerrësi, tejfuqinë, theqafje,vetullverdhë, vetullkerleshuri etj.
Për shkak se Beqir Musliu ka shkruar në një periudhë tëgjatë, madje para dhe pas Konsultes së Prishtinës (1968) dheKongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), në disanga veprat e tij shquhen edhe njësi leksikore, togfjalësha dhemadje fjali e frazeologjizma, të formuara brenda atyrestrukturave gjuhësore dhe modeleve që përdoreshin nëpoezinë e viteve ’60, kryesisht te katër vëllimet e parapoetike: Rima të shqetësuara (1965), Lulëkuqet e gjakut(1966), Skënderbeu ose shqiponja e maleve – kurorë sonetesh(1968), dhe Bukuria e zezë (1968). Këtë të fundit madje autorie botoi edhe dy herë të tjera por nuk i mënjanoi strukturatgjuhësore të gegnishtes, të clat Konsulta e Prishtinës dheKongresi i Drejtshkrimit i la jashtë standardit të shqipes.Ruajtja e këtyre strukturave sigurish nuk do parë vetëmbrenda sistemit gjuhësor të gegnishtes, por brenda sistemitgjuhësor të fjalësit të të folmes së qytetit të Gjilanit merrethinë dhe modelit madje në përmasa varianti të formimit tëtyre, si: ditëmedrekë, divanhane, fytafyt, hamadreq, honedonetj.
Po kaq të pasura janë parashtesat fjalëformuese: akëcilës,andejmi, alkimi, askurrë, ahmarrja, anatemë, antifonë, atmot,atypari, bëzani, çoroditur, çliroj, paevitueshme, pafuqishëm,sakaq, shndritë, shpëla, pabardhuar, papamjeje, përdrodh,përskithi, përçudshëm, përditshmërinë, përfytyrimet,preokupon, paartikuluar, padiktueshëm, paemërtuar,pafuqishëm, paepur, përditshmëri, parandierë, pararëndësit,paskajshme, paturpësisht, përdëllesë, përhirë përdor, qëparë,ripërdor, rizbulojnë, rigëllim, rinjohës, rikthehem, rikrijoj,rilindja, ringjallja, ripërtëriva, ritalsfidë, stërqokëve,shpërvjerrëse, tejfuqi etj. Po të shihet struktura e sajfjalëformuese, përmasa stilistike dhe mesazhi semantik ileksikut nuk është vështirë të shihet se me parashtesëfjalëformuese janë krijime kur e kur fjaltë të reja, kuptime tëreja dhe janë përtrirë fjalë të leksikut dialektorë duke ju dhënëvargjeve letrare apo teksteve të prozave dhe komunikimit nëdramë, mesazh të ri dhe ndjejë të sforcuar estetike.
Prapashtesat fjalëformuese në veprat e Beqir Musliut janëpo kaq të pasura për disa arsye: për shka të pasurisëprapashtesore të shqipes, për shkak të ruajtjes dhe përshtatjessë prapashtesave të të folmes qytetare të Gjilanit, për shkak tëkrijimit të prapashtesave të reja sipas modelit të strukturësgramatikore të shqipes dhe madje për shkak të krijimit tëmodeleve prapashtesore jashtë modelit të saj: agullonte,andejmi, atllarë, amnezie, argoshët, afresku, akacie, alkimi,alias, akordohej, akullemt, almiseve, berreve, balsamue,bozhurja, bëzante, bastuni, bredhëritje, brente, baritet,bartolomeut, brimajë, ceromonial, ckoptiur, cokatin,çoroditur, çuditshëm, davariste, doracku, demoniane, dregëza,ëndërrimtare, fildishta, fylltari, falas, fitilaci, liliputaëshmuzgëtarja, gabzherrin, gadariste, gërgasim, gustoja,gjarpërori, haxhillëku, harrestarë, hytbeja, kabili, janxhiku,kataklizmat, kërthitje, kanapeja, intermecoja, jermëmi,lemeritshëm, mornicash, ngarendte, ofkëllonte, vajsllëku etj.
Përveç me fjalë të strukturës leksiko-semantike, vepraletrare e Beqir Musliut është e pasur edhe me fjalë tëstrukturave gramatikore, si ndajfoljet: Ahere, Andejmi, Aqsa,Askurrë, Assesi, Atëbotë, Atmot, Atypari etj. Po kaq i pasurështë edhe fjalësi i mbiemrave, si: atërore, lemeritshëm,sodisë etj. Nuk mungon as leksiku me burim a me etimologjitë huaj, kryesisht orientale, si: suhari, sureja, syreti, syrgjyn,Shadërvan, po edhe nga gjuhë të tjera, si italishtja: stampohenetj.
Karakteristikë e leksiku të tij, sikur edhe e disa prejbashkëkohësve të tij është leksiku i funksionalizuar nga trajtatdialektore të shqipes, me theks të veçantë të folmen qytetaretë Gjilanit: anipse, animirë, ditëmedrekë, divanhane, fytafyt,hamadreqi, honedon, këmbadorës, këtupari, mozomakeq,picigjatë, qoftëlargu, syzi, theqafje, thashetheme, zhdërvjellë,bëzani, çoroditur, brimajë, ckopiur, cokatin, çoroditur, fitilaçi,gabzherrin, haxhillëk, hytbeja, kabilit, janxhiku, jermi etj., poedhe frazeologjizmat: qoftëlargu, hukubet, hundëthi, pa përjashtuar këtu edhe togfjalëshat dhe frazeologjizmat, të cilat nuk përjashtojnë edhe të folmet e tjera të krahinave etnografike a qyteteve përreth.
Po t’i bëhet një prerje korpusit të përgjithshëm jo vetëm leksikut po edhe onomastikonit të krijimtarisë letrare të BeqirMusliut nuk është vështirë të krijojmë një hartë të gjerë përmbajtjesore, tematike dhe kulturore të hapësirës shqiptare, brenda të cilave autori krijon pamje të gjera të urbanizmit tradicional (Koleseumi Dardan, Amfiteatri i Gllamës), urbanizimit ballkanik (Sahat Kulla) dhe urbanizimit oriental (Sarajet e Gjinollve, Iblis Keqa, Portat e Halepit, ElvanJusufit) etj.; etnonimin (Arbëria); antroponiminë e patroniminë (Abdurrahmani, Abuzemzemi, Abdyrrahimi, AtifPasha, Hermani, Aleksandri, Hill Kodra, Rexhim Lemazi, Cam Vuthaj, Lam Terzijajn, Qazë Musajn, Cam Vuthajn, Lush Mullajn, Dush Ukajn, Malen e Hugut të Thatë, Litë Zajn, Lilën, Josif Shurdhani Fazoja Shkumbini, Mejremes, poetiSadek Hedajati, Iblis Keqa etj. ) dhe antroponiminë mitike(Ademi, Molla Afërditës, Nata e Bartolomeut, Elvan Jusufit, Buda etj).
Vepra e tij letrare është po kaq e pasur edhe me toponime: Arbëria, Kosova, Palestina, Gjilani, Parisi, Bombaj, Letnicaetj; mikrotoponime të kësaj hapësire: Gllama e Gjilanit, Guri i Zi, Mëhallë të Balecit, Guri i Megjes, Oda e Rexhës, Portat e Halepit, trajta sllave e mikrotoponimit Sahat Kulla, Te lisi, Teqja e Hamdishehëve, Ura e Siratit etj. ; mikrotoponimeautoriale e krijuar brenda realizimeve tematike të temave letrare: Amfiteatri i Gllamës, Biblioteka e Sarajit të Gjinollëve, Koleseumi Dardan, Pallati i Gjikajve, Saraji i Gjinollëve etj.; mikrotoponimia mitike: Gasi-Mestani, Fusha e Përhime, Fushë Kosovë, Mali i Ullinjve etj.
Në këtë rrjedhë ndryshe nga shumë autorë që leksikun e njërit dialekt a të dialektit tjetër e përdorin thjesht për pasurimin leksikor të veprës së tyre, Beqir Musliukarakteristikat e këtij leksiku i funksionalizon në përmasa jo vetëm të ngjyresave stilistike po edhe me përplotësimin kontekstual dhe të temës.
Leksiku dialektor dhe sidomos frazeologjizmat janë pjesë e strukturës së poezisë, ndërsa fjalësi dhe togfjalësi oriental dhe personazhet e proviniencës orientale janë kryesisht pjesë e prozës dhe e dramave të tij. Prandaj mund të themi se BeqirMusliu është kujdesur shumë që fjalësin e shqipes, rikrijimet të dalin nga ndërtimet gjuhësore të tij, togfjalëshat dhe frazeologjizmat e shqipes, si dhe prejardhjen orientale të tyre, etj., t’iu jap natyrën e shqipes me të gjitha dimensionet gramatikore dhe semantike të saj.
Pra, prej kërkimeve tona kemi mundur të konstatojmë rrafshe të shumta të modeleve mbi të cilat autori ka krijuar fjalë të reja, sikur janë: parashtesat dhe prapashtesat, në njërën anë dhe fjalëformat e kompozitat në anën tjetër; leksiku i funksionalizuar nga trajtat dialektore të shqipes, me theks të veçantë të folmeve qytetare të Gjilanit, dukë përfshirë këtu togfjalëshat dhe frazeologjizmat.
Në këtë mënyrë ne vërejmë një prirje të tij, që bashkë me poetin dhe prozatorin Musa Ramadani të bëhen përfaqësues të stilit gjuhësor dhe sistemit kontekstual dhe tematik të qytetit të Gjilanit, në atë përmasë që disa nga poetët dhe prozatorët, bashkëkohës të tyre, Azem Shkreli, Din Mehmeti, RrahmanDedaj ishin bërë frymë shpirtërore, me stilin gjuhësor dhe të menduarit, mbështetur në konceptet e qyteteve a krahinave etnografike të tyre: krahinës etnografike të Rugovës, Rrafshit të Dukagjinit, krahinës etnografike të Llapit etj.
Prishtinë, mars 2016