Fjalët e ashpra të Ramush Haradinajt – reagon këshilltari i Fatmir Limajt: “Në vitin 2017 të bëri kryeministër”

22 prill 2025 | 23:32

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dha deklarata të ashpra në drejtim të Fatmir Limajt, sonte në Pressing në T7. Ai ndër të tjera tha se nëse Limaj bëhet shkaktar që t’i vazhdohet pushteti Albin Kurtit i bie të jetë “dorë e zgjatur e Serbisë”, poashtu tha se me Limajn ka marrë fund bashkëpunimi.

Një reagim ndaj Haradinajt erdhi nga këshilltari i Limajt, Albert Maxhuni, i cili thotë se votat e Nismës dhe “fjala e Limajt e bënë Haradinajn kryeministër në vitin 2017”.

Albert Maxhuni, thotë se Haradinaj e la Nismën pa grup parlamentar në vitin 2019, teksa thotë se ai njoftoi për dorëheqjen pa u konsultuar me partnerët.

Reagimi i tij i plotë:

Le t’i kujtojë dikush z. Haradinaj se fjala e Limajt dhe votat e NISMA-s e bënë Kryeministër në vitin 2017, ndërsa ai, si “mirënjohës”, e rrëzoi Qeverinë pa u konsultuar me partnerët (për dorëheqjen u njoftuam vetëm në mbledhje të Qeverisë). Ndërsa në vitin 2019, e la NISMËN pa grup parlamentar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” për herë të…