Fjalët e fundit të Leotrimit, vogëlushit që u vra nga serbët
11 shtatori i vitit 1998 shënoi një ngjarje të rëndë për popullin e Kosovës.
Atë ditë ushtria serbe po granatonte Drenicën.
Si pasojë e plagëve të marra vdiq në moshën shtatëvjeçare vdiq vogëlushi Leotrim Ahmeti.
E sot, 25 vjet pas, ai kujtohet nga familjarët.
Ata me plot dhimbje sjellin në kujtesën e tyre, momentet dhe fjalët e fundit të shtatëvjeçarit.
“Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmurë prej barkut”, kishte thënë vogëlushi.
E nëna e Leutrimit, kur ia hoqi rrobat, pa se i ishte shqyer barku dhe i kishin rënë zorrët.
Nëna ia kishte vendosur xhaketën atij për t’ia mbuluar.
“Nanë, mos më prek se po më dhemb shumë”, kishte thënë në fund vogëlushi.
Por, kjo nuk e ndali familjen Ahmeti dhe vetëm se i dha forcë për t’u dalë në ballë forcave serbe.
Fjalët e babait të Leotrimit, komandantit Malush dhe vëllëzërve Bahri e Bedri Ahmeti, ishin:
“Edhe nëse të gjithë vdesim për liri, prapë është pak. Pushka ime dhe e familjes time nuk do të ndalet deri në vdekje”, kishin thënë ata.
“Ngadalë more?! Ku po doni të shkoni se këtu është Drenicë? Ka kush të luftojë”, kishin thënë ata.