Fjalët e ‘Kobrës’ në gjykatë: Vëllai im nuk ishte në vendin e ngjarjes në momentin kritik

04 janar 2023 | 12:40

Në seancën paraprake në Gjykatën Themelore në Prizren, Dibran Hoxha i njohur me nofkën “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e së martës në Prizren, ka thënë se vëllai i tij, Enver Amrallahu, nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes në momentin kritik, por ka ardhur më pas, ngase dikush i kishte thënë se e kanë vrarë atë (Hoxhën).

Ai ka thënë se pajtohet me fjalët e mbrojtësit të tij, avokatit Nexhat Elshani, ndërsa ka theksuar se i pandehuri Enver Amrallahu në momentin kritik nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, ashtu siç është thënë në kërkesën e Prokurorisë, por i njëjti ka ardhur pasi është informuar nga dikush lidhur me ngjarjen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllai prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, ka thënë i dyshuari Hoxha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Llapi ka njoftuar për marrëveshjen e arritur me ish-trajnerin…