Fjalët e para nga Tovërlani pas rikthimit në Feronikel

05 mars 2020 | 21:25

Afrim Tovërlani, sot mori drejtimin e Feronikelit, klub ku më parë ngriti trofe. Tovërlani foli për faqen zyrtare të klubit menjëherë pasi nënshkroi kontratën.

Tovërlani ka bërë me dije se e ka pranuar sfidën më shumë kënaqësi për tu rikthyer në Drenas, në një klub shumë mirë të organizuar.

“E kam pranuar sfidën për t’u rikthyer në Drenas në një ambient të cilin e njoh shumë mirë, me shpresën se duke i bashkuar forcat do të arrijmë të rikthejmë rezultatet e mira dhe Feronikeli të rikthehet atu ku ka qenë në vitet e fundit. Kam ardhur këtu të punojë më përkushtimin më të madh dhe angazhimin tim për tu sfiduar me punën dhe se bashku në këtë klub të organizuar shpresojë që do të ja arrijmë qëllimit”, ka thënë Tovërlani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një dokumentar për “Daily Mail” ish-Presidenti i SHBA-së, Bill…